Bota

"Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen", Mark Rutte: Jemi të sigurt tani, por jo pas tre-pesë vitesh

Ai shtoi gjithashtu se Evropa duhet të rrisë prodhimin e saj industrial të mbrojtjes.

12 Qershor 2025, 17:30 Nga r.ll
"Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen", Mark
mark rutte

ROMË- Ministrat e Jashtëm të NATO-s dhe sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte kanë zhvilluar sot një takim në Romë, për të diskutuar zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe sigurinë në Evropë. 

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për mediat, Rutte ka theksuar se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes, duke vënë në dukje komentet e shefit të mbrojtjes gjermane se Rusia mund të jetë gati deri në vitin 2029 ose 2030 për të testuar vendosmërinë e NATO-s në mbrojtjen e territorit të saj.

"Tani për tani jemi të sigurt. Nuk jemi të sigurt pas tre deri në pesë vjetësh, kështu që duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen", tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se Evropa duhet të rrisë prodhimin e saj industrial të mbrojtjes. “Ne kemi nevojë për më shumë ndërrime, më shumë linja prodhimi”, tha ai.

Lidhur me zhvillimet e fundit në Ukrainë, Rutte tha se “duhet të sigurohemi që Ukraina të jetë në pozicionin më të mirë të mundshëm për të… ruajtur [përgjigjen e saj] ndaj agresionit të paprovokuar rus” dhe për të negociuar një marrëveshje paqeje në të ardhmen, në mënyrë që Putini të mos e provojë më kurrë këtë që po bën.

mark rutte nato evrope

Sondazh

Poll