Bota

Rrëzimi i avionit pranë aeroportit të Ahmedabadit, hetuesit amerikanë nisen drejt Indisë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik

Aeroplani që u rrëzua menjëherë pas ngritjes në aeroportin e Ahmedabadit të Indisë ishte një Boeing 787-8 Dreamliner i prodhuar në SHBA. 

12 Qershor 2025, 16:57 Nga r.ll
Rrëzimi i avionit pranë aeroportit të Ahmedabadit, hetuesit
foto ilustruese

SHBA- Hetuesit amerikanë do të udhëtojnë për në Indi, ku Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) ka deklaruar se do të ndihmojnë në hetimin e shkaqeve që sollën rrëzimin e avionit.

Në një postim në X, NTSB thotë se do të "udhëheqë" ekipin amerikan, duke shtuar se qeveria indiane do të ofrojë "të gjithë informacionin" në përputhje me protokollet ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, një agjenci e OKB-së.

Aeroplani që u rrëzua menjëherë pas ngritjes në aeroportin e Ahmedabadit të Indisë ishte një Boeing 787-8 Dreamliner i prodhuar në SHBA. Avioni u përplas në konviktin e mjekëve pranë perimetrit të aeroportit. Air India tha se midis 230 pasagjerëve, 169 ishin indianë, 53 britanikë, shtatë portugezë dhe një shtetas kanadez.  

Policia indiane ka deklaruar se deri më tani është gjetur një i mbijetuar të avionit Air India. Konkretisht, i mbijetuari u gjet në vendin e rrëzimit (në kabinën e avionit), në sediljen 11A, dhe po merr trajtim mjekësor, tha shefi i policisë së Ahmedabadit. Ai shtoi se numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit mund të rritet, pasi avioni u rrëzua në një zonë banimi. 

rrezimi i avionit ne indi hetues amerikane

Sondazh

Poll