Sport

Straton ndeshja Letoni- Shqipëri, kuqezinjtë në kërkim të 3 pikëve

Kuqezinjtë vijnë pas një barazimi 0-0 me Serbinë në “Arenën Kombëtare” tre ditë më parë dhe në fushë sot zbresin vetëm për fitore, për të ruajtur pozitat e vendit të dytë.

10 Qershor 2025, 20:45 Nga E. D

 

Straton ndeshja Letoni- Shqipëri, kuqezinjtë në kërkim
pamje nga stadiumi

 

LETONI- Ka startuar ndeshja Shqipëria- Letoni për kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë vijnë pas një barazimi 0-0 me Serbinë në “Arenën Kombëtare” tre ditë më parë dhe në fushë sot zbresin vetëm për fitore, për të ruajtur pozitat e vendit të dytë.

Ndryshimet më të mëdha në formacion vijnë nga mbrojtja, me Ismajlin dhe Kumbullën që zëvendësojnë Gjimshitin e Ajetin, teksa Sylvinho ka zgjedhur të lërë në stol Hysajn, duke nisur titullar Balliun. Pjesa tjetër është e njëjtë si në sfidën me Serbinë, teksa shiritin e kapitenit e ka marrë sulmuesi Rey Manaj, i cili gaboi një 11-metërsh në sfidën e kaluar.

ndeshja letoni-shqiperi

Sondazh

Poll