Sport

Edhe Arlind Ajeti, për shkak dëmtimi nuk do të jetë në ndeshjen Letoni-Shqipëri!

Ndeshja Letoni - Shqipëri zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin “Skonto Stadions”, duke filluar nga ora 20:45.

10 Qershor 2025, 13:30 Nga DOSJA
Edhe Arlind Ajeti, për shkak dëmtimi nuk do të jetë në

LETONI - Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit. Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.

Ndeshja Letoni - Shqipëri zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin “Skonto Stadions”, duke filluar nga ora 20:45.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll