Sport

Kapiteni Morata dhe penalltia e humbur: "Nuk e di nëse do të kthehem më në kombëtare!"...

"Mendoj vetëm për atë që ndodhi sot, por është e mundur që të mos kthehem në shtator".

9 Qershor 2025, 15:10 Nga DOSJA
Kapiteni Morata dhe penalltia e humbur: "Nuk e di nëse do të

SPANJE - Nëntë minuta në fushë dhe gabimi vendimtar në gjuajtjet e penalltive. Alvaro Morata do të ketë kujtime të hidhura nga finalja e Ligës së Kombeve 2024/25...

Kapiteni i Spanjës (i cili u aktivizua si zëvendësues kundër Francës) hyri në fushë në minutën e 111-të të ndeshjes kundër Portugalisë për të zëvendësuar Mikel Oyarzabal dhe pak më vonë pa penalltinë e tij të pritej nga Diogo Costa, duke shkaktuar kështu humbjen e ekipit të tij.

Një skenar mizor për kapitenin e La Rojës (86 paraqitje, 37 gola), i cili kërkoi falje për gabimin dhe pranoi se donte të qante: "Më vjen keq për shokët e mi të ekipit, por është pjesë e jetës", tha ai në zonën e përzier.

"Falënderoj trajnerin për fjalët e tij. Penalltinë? E mora keq, mund të kisha bërë më mirë, por nuk mund të bëj asgjë për këtë. Jam i zemëruar, doja të qaja edhe nëse nuk e bëra. Fëmijët e mi ishin në tribuna, dhe në jetë duhet të mësosh. Vitin e kaluar fituam, sot duhet të jetoj një moment të vështirë."

Ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit, më pas la të kuptohej se mund ta ketë përfunduar përvojën e tij me ekipin kombëtar: "Mendoj vetëm për atë që ndodhi sot, por është e mundur që të mos kthehem në shtator".

Së fundmi, ai mbrojti performancën e Lamine Yamal dhe shokëve të tij të ekipit. "Për mua ishte një performancë e nivelit të lartë nga Lamine dhe i gjithë ekipi kombëtar. Natyrisht, mendimet ndryshojnë pas gjuajtjes së penalltive. Jemi shumë me fat që e kemi Lamine në fushë për Spanjën".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll