Bota

E rëndë në Mynih! 30-vjeçarja sulmon kalimtarët me thikë, vritet nga policia, raportohet për disa të plagosur (FOTO)

Mësohet se disa persona u plagosën pasi një grua i sulmoi me thikë të shtunën në mbrëmje në Mynih.

7 Qershor 2025, 22:49 Nga E. D
E rëndë në Mynih! 30-vjeçarja sulmon kalimtarët me
pamje nga vendngjarja

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndudhur në Gjermani. Mësohet se disa persona u plagosën pasi një grua i sulmoi me thikë të shtunën në mbrëmje në Mynih. Viktima ishte një grua 30-vjeçare me origjinë bullgare, e cila u qëllua nga policia dhe përfundoi në spital pak kohë më vonë.

Gruaja sulmoi kalimtarët me thikë në Theresienwiese, vendi ku mbahet Oktoberfest në vjeshtë. Sipas Bild Oficerët e policisë patrulluese e qëlluan atë dhe gruaja u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, por ndërroi jetë nga plagët e marra.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë, ndërsa BILD raporton se ajo vuan nga “sëmundje mendore”. Policia ka thënë se “nuk ka më rrezik për publikun”. Ndërkohë numri i të plagosurve mbetet ende i paqartë. 

gjermani

Sondazh

Poll