Bota

E rëndë në Belgjikë/ Nënë e bijë nga Ukraina gjenden të vrara me thikë dhe të djegura në banesë, babai në shërbim në frontin e luftës

Familja ukrainase, emri i së cilës nuk u bë i ditur, kishte jetuar në Belgjikë prej tre vitesh. Djali 16-vjeçar i familjes ishte në shkollë në kohën e vrasjes.

7 Qershor 2025, 13:38 Nga r.ll
E rëndë në Belgjikë/ Nënë e bijë nga Ukraina
foto nga vendngjarja

BELGJIKË- Një 46-vjeçare ukrainase dhe vajza e saj 6-vjeçare u gjetën të vrarë një ditë më parë në qytetin e Leuvenit, Belgjikë. Gruaja dhe vajza e saj u gjetën pasi ekipet e ndihmës së shpejtë u thirrën në vendin e zjarrit në komunitetin e Haasrode. Të dy viktimat u gjetën të djegura, ndërsa u konstatua se më parë ishin vrarë me thikë, shkruajnë mediat e huaja. 

Autoritetet besojnë se zjarri ishte i qëllimshëm dhe dyshohet për vrasje. Familja ukrainase, emri i së cilës nuk u bë i ditur, kishte jetuar në Belgjikë prej tre vitesh. Djali 16-vjeçar i familjes ishte në shkollë në kohën e vrasjes.

Ndërkohë babai është ushtar ukrainas që aktualisht shërben në vijën e frontit në luftën me Rusinë. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme, ndërsa hetimi për vrasjen e dyfishtë është duke vijuar.

Një numër qytetarësh ukrainas janë vrarë ose plagosur në sulme në disa qytete evropiane, përfshirë sulme të motivuara nga urrejtja. Në shkurt të vitit 2024, një djalë 15-vjeçar ukrainas pësoi lëndime të rënda në kokë dhe u dërgua në spital pasi sulmuesi i tij dyshohet se bëri vërejtje ksenofobe para sulmit.

vrasje ne belgjike

Sondazh

Poll