Sport

Liverpooli bën një ofertë të re 'të çmendur' për Wirtz, mund të thyejë rekordin e Premier Ligës…

Bayer Leverkusen vazhdon të kërkojë 150 milionë euro për mesfushorin gjerman…

7 Qershor 2025, 18:00 Nga DOSJA

Liverpooli bën një ofertë të re 'të

ANGLI - Dëshira e Liverpoolit për të nënshkruar me Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen duket se nuk ka fund, me klubin anglez që paraqet një propozim të ri, që përfshin një vlerë totale prej 134 milionë eurosh (119 plus 15 në objektiva), sipas gazetës 'The Mirror'.

Nëse realizohet, do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier League, duke tejkaluar 121 milionë eurot e Enzo Fernandez nga Benfica te Chelsea, në vitin 2023.

Megjithatë, klubi gjerman konsideron se Wirtz vlen më shumë se oferta e bërë nga Liverpool, duke e mbajtur çmimin në 150 milionë. Kjo është një shumë që Liverpool nuk dëshiron ta paguajë dhe, për këtë arsye, vazhdon të përpiqet të arrijë një marrëveshje. 

Florian Wirtz i ka thënë tashmë Bayer Leverkusenit dëshirën e tij për t'u transferuar në Angli, ndërsa trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, e sheh yllin gjerman si një lojtar kyç në ndihmën e ekipit për të mbrojtur titullin e tyre në Angli, si dhe për të fituar Ligën e Kampionëve, sipas të njëjtit burim.

Eksperti i tregut Fabrizio Romano shton se e tëra çfarë mbetet për t’u bërë është të bihet dakord për tarifën e transferimit, me mesfushorin gjerman që pret dritën jeshile për të udhëtuar drejt Liverpoolit për vizitat mjekësore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll