Sport

Surpriza te Kombëtarja... Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë!

Raportohet se Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti janë të ‘sakrifikuarit’ e Kombëtares për ndeshjen me Serbinë. Mësohet se trajneri Sylvinho ka vendosur të dërgojë në tribunë këto katër lojtarë, pasi lista e mëparshme ishte me 27 emra.

7 Qershor 2025, 17:16 Nga DOSJA
Surpriza te Kombëtarja... Sylvinho dërgon në tribunë

TIRANE - Vetëm 23 lojtarë mund të përdoren, sipas rregullave të UEFA-s dhe lista aktuale e Kombëtares sheh jashtë saj katër futbollistë kuqezinj. Surprizë mund të quhet mungesa e Medon Berishës, mesfushori i Seria A që ishte në stol ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Adrion Pajaziti mori minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese dhe mund të konsiderohet po ashtu befasi, ndërsa duhet të presë për mundësinë tjetër.

Mario Dajsinani, që ishte një risi e këtij grumbullimi nga Sylvinho, nuk do e ketë sot mundësinë për të qenë alternativë e trajnerit të Kombëtares kuqezi.Portieri i Egnatias më parë ka debutuar në miqësore te kuqezinjtë.

Adrian Bajrami ndërkohë nuk ka fituar minuta me trajnerin brazilian deri tani, edhe pse ftesa nuk ka munguar.

Pjesa tjetër e futbollistëve, pra një grup prej 23 lojtarësh kuqezinj, do të jenë të gjithë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për sfidën ndaj Serbisë.

Ndeshja delikate nis në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll