Bota

Zjarr në një azil për të moshuarit në Spanjë, humb jetën një person, plagosen 19 të tjerë

Policia ka nisur një hetim për incidentin, që dyshohet se ka ardhur pas një shpërthimi të një bombole oksigjeni.

7 Qershor 2025, 10:42 Nga r.ll
Zjarr në një azil për të moshuarit në Spanjë, humb
foto ilustruese

SPANJË- Një 93-vjeçar ka vdekur dhe 19 persona të tjerë janë plagosur pasi një zjarr shpërtheu në një azil pleqsh në verilindje të Spanjës.

Flakët nisën në një dhomë në katin përdhes, të premten në mbrëmje në azilin në Zaragoza, dhe më pas u përhapën në gjithë godinën. Burri i moshuar vdiq në vendngjarje, ndërsa 19 personat e tjerë u dërguan në spitale për shkak të thithjes së tymit.

???? Desalojada la residencia Domus Vi Zalfonada de Zaragoza por un incendio

Testigos presenciales aseguran que "algo ha explotado", por lo que ha tenido que vaciarse la planta baja del edificio, con el rescate de al menos ocho ancianos pic.twitter.com/gfgYLf8sEz

Shtëpia e pleqve sipas mediave të huaja, strehonte 132 persona. Shërbimet e emergjencës dhe banorët vendas punuan së bashku për të evakuuar banorët, disa prej të cilëve u detyruan të zbrisnin nga dritaret. Policia ka nisur një hetim për incidentin, që dyshohet se ka ardhur pas një shpërthimi të një bombole oksigjeni.

zjarr ne spanje

Sondazh

Poll