Bota

Krisja e marrëdhënieve me Trump/ Pas Rusisë edhe Europa "hap krahët" për azil politik për Elon Musk?

Ditën e djeshme Duma e Shtetit në Rusi ka bërë një deklaratë surprizuese duke thënë se Rusia do t’i ofronte Musk azil politik nëse ai ndonjëherë do të kërkonte strehim.

7 Qershor 2025, 08:44 Nga M.B
Krisja e marrëdhënieve me Trump/ Pas Rusisë edhe Europa "hap
Elon Musk dhe Donald Trump

EUROPA- Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Paula Pinho, deklaroi se Elon Musk është “shumë i mirëpritur në Evropë”, duke nënkuptuar hapjen dhe vlerësimin që kontinenti i jep figurave të tillë që kontribuojnë në zhvillimin teknologjik dhe ekonomik, pavarësisht kontesteve politike që mund të lindin në sfond.

Nga ana atjetër, ditën e djeshme Duma e Shtetit në Rusi ka bërë një deklaratë surprizuese duke thënë se Rusia do t’i ofronte Musk azil politik nëse ai ndonjëherë do të kërkonte strehim.

Marrëdhëniet e Musk me presidentin amerikan, Donald Trump janë bërë objekt diskutimesh dhe acarimesh të shumta. Së fundi, Musk ka deklaruar se SHBA-të do të falimentojnë me ligjin e ri që ka sjell administrata Trump, duke rritur borxhin publik të shtetit amerikan, e cila gjë ka bërë të reagojë lideri amerikan,

Trump gjithashtu e ka kritikuar publikisht Musk për disa vendime biznesi dhe pozicione që i ka konsideruar të papërshtatshme ose kundër interesave amerikane. "Martesa" politike Trump-Musk dështoi të enjten, ndërsa presidenti deklaroi se ishte "shumë i zhgënjyer" nga kritikat e ish-ndihmësit të tij dhe donatorit kryesor të fushatës.

elon musk

Sondazh

Poll