Sport

Sylvinho: “Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët! E kam në mendje formacionin…

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë.

6 Qershor 2025, 20:04 Nga DOSJA
Sylvinho: “Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët! E kam në

TIRANE - Në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme me Serbinë, trajneri i kuqezinjve vlerësoi kundërshtarin, duke theksuar se Kombëtarja shqiptare do të futet në fushë vetëm për fitore.

I pyetur për formacionin, Silvinjo u shpreh se e ka në mendje formacionin, por do ta zbulojë atë para ndeshjes.

“Ata janë një ekip i fortë edhe individualisht. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Janë një ekip shumë i mirë dhe bëjnë tranzicion shumë shpejt. Nesër shpresoj të kemi një ndeshje të bukur.

Të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar. Shpresoj të dhurojmë ndeshje të bukur. Janë 90 minuta dhe mund të ndodhë çdo gjë. Rrugëtimi drejt Botërorit është i gjatë dhe të shohim se si do të shkojë. Nesër ne do të futemi në ndeshje për të marrë 3 pikët”.

Shumë trajnerë ankohen pas përfundimit të sezonit për gjendjen e lojtarëve? “Kemi bërë stërvitje të mirë. Nesër në 20:45, do t’ju tregoj formacionin. Ndaj Andorrës bëmë disa ndryshime dhe dolën mirë. Këtë herë kemi një kundërshtar ndryshe. E kam në mendje formacionin, por të shohim nesër si do shkojë”, u shpreh Sylvinho.

Ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet të shtunën e 7 qershorit, në orën 20:45 në stadium “Air Albania”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll