Sport

Berat Gjimshiti: "Jemi përgatitur, mendojmë vetëm për ndeshjen dhe 3 pikët"…

Berat Gjimshiti ka folur para ndeshjes që Shqipëria do të luajë me Serbinë. Kapiteni i kuqezinjve u paraqit si zakonisht në konferencën për shtyp, ku deklaroi…

6 Qershor 2025, 19:51 Nga DOSJA

Berat Gjimshiti: "Jemi përgatitur, mendojmë vetëm për

TIRANE - “Ekipi është përgatitur mirë. Kemi pasur më shumë kohë, kemi mbaruar kampionatin me ekipet më herët. Kemi bërë shumë stërvitje bashkë. Jemi gati për nesër. Besoj se nesër do të jetë në stadium si gjithmonë tifozëria më e bukur në botë. Këtë kohë që kam qenë në kombëtare ka qenë mbështetja shtesë dhe e rëndësishme.

Amaneti? Kisha 3-4 ditë pushim, kam folur me trajnerin Silvinjo, pashë gjyshin dhe gjyshen në vendlindje. Ishte shumë e rëndësishme ta bëja, porosia është ajo që keni dëgjuar të gjithë, jemi të fokusuar te ndeshja, gjithmonë kërkojmë fitoren, kështu do të jetë dhe me kundërshtarin e fortë, por jemi gjithmonë me synim fitoren e ndeshjes.

Nuk besoj, do të jetë shumë e vështirë. Ka gjëra emocionale që mund të ndjekin pak më shumë disa lojtarë. Nesër të fokusohemi te futbolli, kundërshtari, do të vendosim fokusin te vetja jonë. Duhet të mbahemi dhe të mendojmë nesër vetëm ndeshjen dhe 3 pikë.

Mesazhi që mund të japim është vetëm në fushë, me paraqitjen në fushë. Të japim dhe të lemë gjithçka në fushë, atë që kemi brenda vetes. Tifozët do të duatrokasin, jemi përgatitur, kemi pasur shumë kohë të studiojmë kundërshtarin, por edhe loja jonë. Besoj jemi të përgatitur.

Vlahoviç dhe Joviç? Nuk kam folur me të tjerët, vetëm me Samardzic që e kam në stërvitje. Nuk do them këtu çfarë kemi folur. Por të rrezikshëm nuk janë vetëm ata, por gjithë Serbia që ka shumë lojtarë të fortë individualë, por ne do të fokusohemi te të gjithë, që do të jetë edhe çelësi i suksesit nesër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll