Sport

Alisson mund t’i thotë lamtumirë Liverpoolit… ja destinacioni i ri i brazilianit

E ardhmja e Alisson te Liverpooli në dyshim: me mbërritjen e Giorgi Mamardashvili nga Valencia, portieri brazilian mund të largohet…

6 Qershor 2025, 14:30 Nga DOSJA

Alisson mund t’i thotë lamtumirë Liverpoolit… ja

ANGLI - Alisson Becker mund të largohet çuditërisht nga Liverpool këtë verë për te Galatasaray. Sipas gazetarit turk Ali Naci Kucak, klubi i Stambollit po kërkon një zëvendësues për Fernando Muslera dhe e ka identifikuar portierin brazilian si profilin ideal.

 Edhe pse ai mbetet titullar i Reds, e ardhmja e Alisson është më pak e sigurt pas mbërritjes së Giorgi Mamardashvili, i cili u ble nga Liverpool dhe u la në huazim te Valencia deri në vitin 2025. Me dy vjet të mbetura në kontratën e tij, Alisson po peshon opsionet e tij.

Një shenjë në këtë drejtim vjen nga fakti që portieri thuhet se i ka ulur kërkesat e tij financiare: nga 25 në 15 milionë euro në vit. Një shifër e konsiderueshme, por më e arritshme për Galatasarayn, të cilët ëndërrojnë një portier të fortë midis shtyllave.

Alisson fitoi gjithçka me Liverpoolin, duke përfshirë Premier League, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën UEFA. Tani ai e gjen veten në një udhëkryq: të qëndrojë në Anfield dhe të garojë për një vend me Mamardashvilin, ose të fillojë një aventurë të re jashtë vendit në një ligë tjetër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll