Sport

Serbia sot në mesditë zbarkon në Tiranë, ja programi i tyre para ndeshjes…

Kombëtarja shqiptare do të presë mbrëmjen e nesërme, në stadiumin “Arena Kombëtare” përfaqësuesen e Serbisë, me ndeshjen që do të fillojë në 20:45. Këta të fundit, do të udhëtojnë paraditen e sotme për në Tiranë, teksa do të zhvillojnë pasdite seancën e fundit zyrtare në stadiumin ku do të luhet ndeshja.

6 Qershor 2025, 11:06 Nga DOSJA
Serbia sot në mesditë zbarkon në Tiranë, ja programi i tyre

TIRANE - Sa i përket akomodimit, Federatës Serbe i është sugjeruar që skuadra të qëndrojë afër stadiumit, por për arsyet e tyre, diçka e tillë nuk është pranuar. Kështu, ekipi dhe delegacioni i Serbisë do të akomodohen në hotel ‘Hilton’ afërsi të Pallatit me Shigjeta.

Sot, kur do të zhvillohet konferenca apo stërvitja përpara ndeshjes, apo edhe ditën e ndeshjes, autobusi i ekipit të Serbisë do të shoqërohet me eskortë policie. Ndërkohë, në zonën rreth stadiumit do të vendoset një perimetër sigurie, për të parandaluar ndonjë surprizë që mund të shkaktojë incidente.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll