Bota

E rëndë në Itali/ U hodh nga kati i katërt i pallatit për ti shpëtuar zjarrit në banesë, humb jetën pas disa orësh në spital

Gruaja u dërgua në gjendje kritike në spitalin Fatebenefratelli, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra disa orë më vonë.

5 Qershor 2025, 14:44 Nga N.F
E rëndë në Itali/ U hodh nga kati i katërt i pallatit
Foto

ITALI- Një incident tragjik ndodhi në mesnatë të mërkurën, më 4 qershor, në Milano kur një grua 48-vjeçare ra nga kati i katërt i apartamentit të saj, ndërsa përpiqej të shpëtonte nga një zjarr që shpërtheu në apartamentin e saj.

Gruaja u dërgua në gjendje kritike në spitalin Fatebenefratelli, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra disa orë më vonë. Sipas informacioneve fillestare, gruaja ishte vetëm në apartament, ndërsa fqinjët dëshmuan se kishte pasur një debat të ashpër me bashkëshortin e saj, i cili nuk ishte në shtëpi në kohën e zjarrit.

Ai u gjet më vonë në një lokal aty pranë. Burri ndodhet tashmë në stacionin lokal të policisë për t'u marrë në pyetje. Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar dhe mbeten nën hetim.

humb jeten gruaja ne itali

Sondazh

Poll