Dy shkencëtarë kinezë kapen me "armën e agroterrorizmit", tentuan të fusnin në SHBA kërpudhën e ndaluar që infekton të mbjellat
Farat e kerpudhave SHBA- Dy shkencëtarë kinezë janë arrestuar për kontrabandë në Shtetet e Bashkuara të një k&...
Kërkesat ndaj vendeve të rajonit janë pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të gjetur qeveri të huaja, të gatshme për të pranuar migrantët e dëbuar.
SHBA- Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po ushtron trysni ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, shkruan agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar mediumin Bloomberg News.
Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës nëse administrata amerikane i ka dërguar edhe asaj një kërkesë të tillë, dhe është në pritje të përgjigjes.
Ngjashëm, REL-i u është drejtuar edhe autoriteteve në Serbi. Kërkesat ndaj vendeve të rajonit janë pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të gjetur qeveri të huaja, të gatshme për të pranuar migrantët e dëbuar, raporton Bloomberg, duke cituar burime që kanë dijeni për këtë çështje.
Reuters shkruan se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur raportin. Agjencia shkruan se Shtëpia e Bardhë, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Serbisë nuk u janë përgjigjur ende kërkesave të saj për koment.
Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi administratës Trump të tërheqë statusin e përkohshëm ligjor për qindra mijëra migrantë nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua, që jetojnë në SHBA, duke forcuar kështu përpjekjet e presidentit republikan për shtimin e dëbimeve.
Sipas Bloomberg-ut, administrata Trump po kërkon destinacione të mundshme për migrantët që mund të dëbohen si rezultat i këtij vendimi./REL
Farat e kerpudhave SHBA- Dy shkencëtarë kinezë janë arrestuar për kontrabandë në Shtetet e Bashkuara të një k&...
UKRAINË- Edhe para se negociatorët ukrainas dhe rusë të takoheshin në sallën e konferencave në Pallatin e famshëm Cira...
Viktima ITALI- Një tjëtër ngjarje e rëndë ku ka mbetur viktimë një 30-vjeçare rumune është regjistruar ...
Foto GJERMANI- Në maj, Parlamenti danezmiratoi ligjin për rritjen e moshës së daljes në pension, i cili u mbështet ...
foto ilustruese GAZË- Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën dhje...
biden, trump SHBA- Donald Trump ka urdhëruar një hetim mbi veprimet e Joe Biden gjatë presidencës së tij, duke akuzuar ndihmë...
Zjarret KANADA- Evakuimet emergjente vazhduan të mërkurën në Kanada, e cila është goditur nga zjarre të m...
ministri GJERMANI- Disa orë para se Kancelari Friedrich Merz të takohej me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në S...
Foto GJERMANI- Rreth 24 incidente antisemite në ditë: qendra e raportimit RIAS raporton një rritje dramatike në vitin 2024. I Ngarkuari...
Julia Klockner GJERMANI- Deputetja e Partisë së Majtë, Cansin Kokturk, u nxor jashtë sallës së parlamentit gjerman të m&...