5 Qershor 2025, 08:04
Nga N.F
Julia Klockner
GJERMANI- Deputetja e Partisë së Majtë, Cansin Kokturk, u nxor jashtë sallës së parlamentit gjerman të mërkurën për shkak se mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “Palestina”. Presidentja e Bundestagut, Julia Klockner, ndërhyri gjatë seancës, duke u kujtuar deputetëve se mesazhet politike në veshje nuk lejohen në sallë.
“I kam kërkuar Köktürk të ndërrojë pulovrën e saj dhe ne nuk e bëmë publike këtë por me sa duket ju refuzoni. Pastaj do t’ju kërkoja të largoheni nga mbledhja. Ju lutem bëjeni”, shtoi ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Kokturk ka tërhequr vëmendjen në parlament. Në ditën e saj të parë si deputete, ajo u shfaq në Bundestag e veshur me një shall që i ngjante një shami palestineze, duke i shtyrë anëtarët e CDU-së konservatore të bënin thirrje për një ndalim zyrtar të simboleve të tilla.
Bundestagu nuk ka një kod të detajuar veshjeje, rregullat e tij kërkojnë që deputetët dhe vizitorët të vishen “në përputhje me prestigjin” e institucionit. Në vitin 2017, një vajze 13-vjeçare që vizitonte Bundestagun në një ekskursion shkollor iu kërkua në sigurim të mbyllte zinxhirin e bluzës së saj për të fshehur sloganin “Mirë se vini refugjatë”.
Dhe në vitin 2009, një student u ndalua sepse mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “Bëni dashuri, jo luftë”. Kohët e fundit, deputeti Marcel Bauer u përjashtua dy herë nga salla plenare për shkak se refuzoi të hiqte një beretë të zezë, gjë që u konsiderua e papërshtatshme. Si Klockner ashtu edhe nënkryetarja e Bundestagut, Andrea Lindholz (CSU) e urdhëruan atë të ndiqte normat e veshjes së parlamentit ose të largohej.
deputetja kokturk gjermani palestina
Bota
5 Qershor 2025, 08:04
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një vendim që ua ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të qytet...
Bota
5 Qershor 2025, 08:01
r.ll
foto ilustruese
BULLGARI- Komisioni Evropian mendon se Bullgaria është e gatshme të bëhet vendi i 21-të i Bashkimit Evro...
Bota
5 Qershor 2025, 07:38
r.ll
viktimat
SHBA- Shtetet e Bashkuara po ndjekin me tronditje zhvillimet rreth vrasjes së tre motrave, Patin 9-vjeçar, Ev...
Bota
5 Qershor 2025, 07:31
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump ka përshkallëzuar retorikën e tij kundër Universitetit prestigj...
Bota
5 Qershor 2025, 07:24
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter, sipas Institutit Gjeodinamik, ësht&eum...
Bota
4 Qershor 2025, 22:56
E. D
Volodymir Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy, ka reaguar pas telefonatës së zhvilluar mes presidentit amerikan...
Bota
4 Qershor 2025, 22:53
E. D
pamje nga vendngjarja
KANADA- Kanadaja po përballet prej disa ditësh me zjarre të fuqishme, të cilat kanë përfshirë tre...
Bota
4 Qershor 2025, 22:50
M.B
Papa Leoni XIV dhe Vladimir Putin
VATIKAN- Vatikani ka zbardhur temat e diskutimit në bisedën telefonike të zhvilluar mes Papa Leonit X...
Bota
4 Qershor 2025, 22:48
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku ironi...
Bota
4 Qershor 2025, 22:45
M.B
Elon Musk
SHBA- Elon Musk kritikoi përsëri të mërkurën projektligjin e taksave dhe shpenzimeve të presidentit amerikan D...