Sport

Ai ka luajtur me Leo Messin, por thotë se ishte një tjetër më i mirë te Barça…

Rrëfimi i Bojan Krkic, koordinatori i futbollit të Barcelonës

5 Qershor 2025, 13:00 Nga DOSJA
Ai ka luajtur me Leo Messin, por thotë se ishte një tjetër

SPANJE - Bojan Krkic, një ish-sulmues me origjinë serbo-spanjole te blaugranët, tani koordinator i futbollit të Barcelonës, së bashku me Decon, ka autoritetin për të folur për yjet që kanë luajtur për klubin.

Dhe ai e përmendi Ronaldinhon, si lojtarin më të madh me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes në Katalonjë... duke i kërkuar falje Leo Messit në një intervistë për Sportal...

Kush ishte lojtari më i mirë me të cilin keni ndarë dhomën e zhveshjes gjatë gjithë karrierës suaj?

Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ishte ndoshta Ronaldinho. E di që është e vështirë, dhe pothuajse e padrejtë, të veçosh dikë, duke pasur parasysh që e ndaja fushën me Leo Messin, i cili luajti në nivelin më të lartë për vite me radhë. Megjithatë, Ronaldinho, sipas mendimit tim, i kishte të gjitha. Ai ishte një organizator i pabesueshëm. Sa herë që kishte topin - qoftë gjatë ndeshjes apo kur përgatitej të gjuante një penallti - e gjithë skuadra i besonte. Ai ishte vërtet një lider i vërtetë.

A keni pasur ndonjë idhull futbolli gjatë rritjes?

E doja Patrick Kluivert. Ai ishte një sulmues i shkëlqyer. Stili i tij i lojës ishte shumë i ndryshëm nga i imi, por ishte fantastike ta shihje të luante.

Kush mendoni se është lojtari më i mirë në botë aktualisht?

Ka shumë lojtarë të shkëlqyer, por do të thoja se ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, është numri një për momentin. Ai tregon potencial dhe cilësi të pamohueshme - pa hezitim, mund të them se është lojtari më i mirë për momentin, dhe atë në klubin më të mirë.

Kush është lojtari më i mirë serb i të gjitha kohërave?

Është e vështirë për mua të bëj një vlerësim objektiv, pasi nuk i kam ndjekur plotësisht të gjitha brezat e futbollistëve serbë. Kishte periudha të ndryshme, stile të ndryshme loje dhe rrethana të ndryshme. Megjithatë, babai im më thoshte gjithmonë se Dragan Džajić (tani president i Federatës Serbe të Futbollit) ishte lojtari më i mirë serb i të gjitha kohërave. Unë e besoj dhe pajtohem me të. Ai njihet dhe mbahet mend në të gjithë botën për stilin e tij elegant të lojës dhe cilësinë që demonstroi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll