Sport

Kupa e Botës për Klube/ Guardiola vlerëson Juventusin: "Skuadra më e mirë në Itali"

Trajneri katalanas foli përpara ndeshjes midis Cityt dhe bardhezinjve në SHBA

5 Qershor 2025, 12:30 Nga DOSJA
Kupa e Botës për Klube/ Guardiola vlerëson Juventusin:

ANGLI - Guardiola vlerëson Juventusin. Trajneri katalanas foli me Bein Sports përpara Kupës së Botës për Klube, e cila fillon pas 10 ditësh në Shtetet e Bashkuara.

Një nga kundërshtarët e Cityt në Grupin G janë bardhezinjtë, për të cilët spanjoli kishte disa fjalë vlerësuese: "Ata janë klubi më i rëndësishëm në Itali, ndoshta jo në Evropë, por në Itali janë klubi me numrin më të madh të ndjekësve dhe tifozëve. Juventusi është një klub vërtet i pabesueshëm në shumë mënyra dhe mezi presim të luajmë kundër tyre." 

Kupa e Botës për Klube nuk do të jetë përballja e parë e sezonit midis Man.City dhe Juventusit. Citizens dhe bardhezinjtë janë takuar tashmë në grupin e gjerë të Ligës së Kampionëve: ndeshja në Torino përfundoi me një fitore 2-0 për bardhezinjtë me golat e Vlahovic dhe McKennie.

Në SHBA, megjithatë, siç thekson Guardiola, do të jetë një histori krejtësisht e ndryshme. Duke filluar me trajnerin e bardhezinjve: "Ne u përballëm me njëri-tjetrin në Torino dhe humbëm, por tani ata kanë ndryshuar trajner, sepse Thiago Motta nuk është më atje".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll