Bota

Aksident tragjik në Meksikë/ 11 të vdekur dhe 17 të plagosur, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje (FOTO)

Autobusi mbante anëtarë të së njëjtës familje që udhëtonin për në një destinacion pushimesh në shtetin e Tamaulipas,

3 Qershor 2025, 18:17 Nga E. D
Aksident tragjik në Meksikë/ 11 të vdekur dhe 17 të
pamje nga vendngjarja

MEKSIKË- Të paktën 11 persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën kur një autobus me të cilin po udhëtonin u përmbys në orët e para të së martës në shtetin verior meksikan të Nuevo Leon.

Autobusi mbante anëtarë të së njëjtës familje që udhëtonin për në një destinacion pushimesh në shtetin e Tamaulipas, sipas raportimeve të mediave meksikane. Guvernatori Garcia tha se autobusi turistik ishte nisur nga Monterrey për në Tampico.

Të vdekurit janë nëntë të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë nën moshën 5 vjeç. Sipas informacionit të transmetuar nga rrjeti N+, shoferi e ka zënë gjumi në timon, duke bërë që autobusi të përplaset me një kangjellë mbrojtëse dhe të përmbyset.

aksident ne meksike

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2025, 14:55 N.F

Disney pushon nga puna qindra punonjës

PARIS- Disney ka njoftuar shkurtimin e vendeve të punës të qindra punonjësve në të gjithë botën, duke prekur staf...