Bota

Ukraina godet urën kryesore që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar/ Dalin PAMJET ku dronët nën ujorë me 1100 ton eksploziv shkatrrojnë objektin strategjik të Putin

Mediat e huaja raportojnë se dronët nën ujorë me 1 100 ton ekspozivë sulmuar Urën e Krimesë, objektin strategjik të Vladimir Putin. Gjithashtu ura e Krimesë lidh gadishullin e aneksuar me territorin rus.

3 Qershor 2025, 16:36 Nga E. D
Ukraina godet urën kryesore që lidh Rusinë me Krimenë e
foto ilustruese

UKRAINË- Inteligjenca ukrainase ka njoftuar se ka goditur urën e Krimesë gjatë një shpërthimi nënujor. Në një postim nga SBU (inteligjenca ukrainase), janë publikuar pamjet që shfaqin shpërthimin e fuqishëm në urë. Mediat e huaja raportojnë se dronët nën ujorë me 1 100 ton ekspozivë sulmuar Urën e Krimesë, objektin strategjik të Vladimir Putin.

 

Gjithashtu ura e Krimesë lidh gadishullin e aneksuar me territorin rus. Në pamjet e publikuara në rrjet, duket momenti kur përgatitet një nga dronët nën ujorë nga pjesëtarë të shërbimit sekret të Ukrainës. Kjo urë ishte edhe më herët cak i sulmeve nga ukrainasit, si në vitin 2002 ashtu dhe më 2023.

Gjithashtu Rusia kishte aneksuar Krimenë në vitin 2014 gjatë trazirave politike në Ukrainë, dhe vazhdon ilegalisht ta ruaj kontrollin mbi këtë territor. Në anën tjetër, mediat ruse kanë raportuar se ura është mbyllur për qarkullim duke mos dhënë shpjegime se pse ka ndodhur një gjë e tillë. Gjeneral-lejtanan Vasyl Malyuk, i cili ka mbikëqyrur operacionin tha se nuk ka rehati në çfarëdo vendi në Ukrainë që rusët e kanë pushtuar.

“Shtyllat nën ujë që mbajnë urën janë dëmtuar. Ura e Krimesë është një shënjestër legjitime, duke marrë parasysh she armiku e përdorur si arterie logjistike për të furnizuar trupat e saj”, u tha nga inteligjenca ukrainase.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2025, 14:55 N.F

Disney pushon nga puna qindra punonjës

PARIS- Disney ka njoftuar shkurtimin e vendeve të punës të qindra punonjësve në të gjithë botën, duke prekur staf...