Sport

Skandali i basteve, arrestohet japonezi Danzaki: 4 ndeshje të dyshuara!...

Ai u arrestua të premten e kaluar së bashku me një burrë tjetër dhe që atëherë është liruar me kusht. Të dy do të paraqiten në gjykatë më 31 korrik për t'u përgjigjur këtyre akuzave.

3 Qershor 2025, 08:30 Nga DOSJA
Skandali i basteve, arrestohet japonezi Danzaki: 4 ndeshje të dyshuara!...

AUSTRALI - Futbollisti japonez Riku Danzaki, 25 vjeç , i cili luan për klubin australian të Ligës A, Western United, është arrestuar nën dyshimet për përfshirje në një skandal bastesh, thanë autoritetet australiane.

Në veçanti, lojtari dyshohet, sipas mediave lokale, se ka marrë disa kartonë të verdhë vullnetarisht, për të drejtuar një rrjet bastesh. Sipas policisë së Viktorias, Danzaki po hetohet për 10 vepra penale që lidhen me katër ndeshje, të luajtura midis prillit dhe majit.

Ai u arrestua të premten e kaluar së bashku me një burrë tjetër dhe që atëherë është liruar me kusht. Të dy do të paraqiten në gjykatë më 31 korrik për t'u përgjigjur këtyre akuzave.

Danzaki e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 2019. Ai debutoi me Consadole Sapporo në divizionin e parë të J-League, duke luajtur kryesisht si sulmues i krahut të djathtë. Më pas, ai luajti për ekipin J2 JEF United Chiba dhe klubin skocez Motherwell.

Suksesi i tij më i madh ka ardhur në A-League, divizionin më të lartë të futbollit australian. Ai fillimisht luajti si huazim me Brisbane Roar dhe së fundmi iu bashkua Western United më 24 korrik 2023, me një kontratë që skadonte më 30 qershor 2025.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll