Sport

Edhe Bundesliga “dorëzohet” para Lamine Yamal dhe Hansi Flick…

Zgjidhet sulmuesi dhe trajneri më i mirë në futbollin evropian

2 Qershor 2025, 16:09 Nga DOSJA
Edhe Bundesliga “dorëzohet” para Lamine Yamal dhe Hansi

SPANJE - Lamine Yamal dhe Hansi Flick nuk po shkaktojnë vetëm një ndjesi admirimi në LaLiga. Performanca e shkëlqyer e anësorit të ri të Barçës dhe puna e bërë nga trajneri gjerman, kanë pasur ndikim shumë përtej kufijve spanjolë.

Sipas një raporti ekskluziv nga revista gjermane Kicker, 216 lojtarë të Bundesligës e kanë votuar lojtarin ndërkombëtar të Barcelonës, si sulmuesin më të mirë në futbollin evropian këtë sezon dhe ish- trajnerin e Bayern Munich si trajnerin më të mirë. 

Lamal Yamal fitoi bindshëm votimin: ai arriti 53.7 përqind të votave, përpara Ousmane Dembélé (6.9) dhe Kylian Mbappé (6). Një tjetër lojtar i rëndësishëm këtë sezon te Barça, Raphinha, përfundoi në vendin e katërt me 4.6 përqind.

17-vjeçari ndërkombëtar i Barçës e përfundoi sezonin 24-25, duke u paraqitur në 55 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë 25 asiste. Lojtari i ri, i cili sapo rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2031, ka qenë titullar i rregullt në formacionin titullar të Hansi Flick. 

Mirënjohje për Flick

Hansi Flick u nderua gjithashtu. Trajneri i Barcelonës, i cili këtë sezon udhëhoqi një skuadër që fitoi La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit, u zgjodh si trajneri më i mirë evropian i sezonit për rolin e tij në kthimin e ekipit Blaugrana në kampion përsëri.

Trajneri i Barçës mori 31 përqind të votave, përpara Luis Enrique (16.7), Xabi Alonso (11.6), Pep Guardiola (9.3), Slot (8.8), Inzaghi (6.5) dhe Arteta e Ancelotti (2.3).

Trajneri i Barçës është njohur gjithashtu si trajneri më i mirë në LaLiga. Barça e përfundoi sezonin me 28 fitore, 4 barazime, 6 humbje dhe 102 gola të shënuar dhe 39 të pësuar.

Po kështu, gjatë gjithë sezonit, trajneri i Barçës u vlerësua tre herë si ‘Trajneri i Muajit’. Gjatë kohës së tij në Gjermani, Flick u emërua si ‘Trajneri i Vitit’ në Bundesliga dhe ‘Trajneri më i Mirë në Evropë’ nga UEFA  në vitin 2020.

Kicker nuk specifikon datën e anketës, e cila mund të jetë kryer para finales së Ligës së Kampionëve të fituar nga PSG-ja  e Luis Enriques të shtunën e kaluar në Mynih . 

Linja të tjera…

Publikimi gjerman i pyeti gjithashtu profesionistët rreth futbollistëve më të shquar në sektorë të tjerë në fushë.

Kështu, Gianluigi Donnarumma u zgjodh si portieri më i mirë me 38 përqind, përpara Courtois (16.2), Sommer (14.8), Alisson (7.9), Neuer (2.8), Raya dhe Ter Stegen (2.3). 

Sa i përket mbrojtësit më të mirë, fituesi ishte Van Dijk me 27.3, duke mposhtur Bastonin (15.7), Saliban (12), Pau Cubarsín (4.2), Rúben Diasin dhe Rüdigerin (3.7), Rodrin dhe Marquinhosin (3.2) dhe Tahin dhe Gvardiolin (2.3).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll