Sport

Mesfushori Qazim Laçi i fokusuar vetëm te fitorja kundër Serbisë: “Kombëtares nuk i mungon zemra!” ...

Qazim Laçi ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Kombëtarja do të luajë me Serbinë. Mesfushori shqiptar u shfaq optimist dhe me fokusin vetëm te fitorja.

2 Qershor 2025, 14:30 Nga DOSJA
Mesfushori Qazim Laçi i fokusuar vetëm te fitorja kundër

TIRANE - “Kemi një ndeshje shumë të fortë, luajmë brenda në shtëpi, nuk është njëra apo tjetër skuadër e favorizuar, jemi të barabartë dhe kjo do të duket brenda në fushë. Ne do përgatitemi nga ana jonë për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin.

Do mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë. Është gjë e mirë kjo se dhe ne në fushë mund të japim më shumë.

Besoj tifozët do jenë gjithmonë pas nesh, siç kanë qenë gjithmonë. Patjetër është ndeshje shumë e veçantë, vetëm duhet me pas kujdes. Tifozët në gjithë këto vite që jam këtu nuk kanë bërë asnjëherë gjëra të këqija. Besoj do jenë korrektë. I presim në stadium, të na ndihmojnë dhe të mbështesin sa më shumë.

Nga ana fizike të gjithë lojtarët do të përgatitemi mirë, por mentalisht besoj do jetë më e rëndësishme. Fizikisht shumë lojtarë nuk do jetë e lehtë të jenë në nivelin e duhur, por nga anan e mentalitetit duhet të jesh aty.

Kemi një shans të madh sepse e luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do jetë forca jonë besoj. Nga minuta e parë duhet të futemi me mendimin për të fituar ndeshjen, emocionet t’i lëmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje, disa gjëra që kemi biseduar me trajnerin shpresoj të dalin edhe në fushë.

Më mirë në Shqipëri apo Serbi ndeshja e parë? Nuk ka rëndësi, jemi profesionistë, do merremi në aspektin e futbollit. Është gjë e mirë që kemi ndeshje në shtëpinë tonë, do kemi mbështetjen e tifozëve, do mundohemi të japim maksimumin për 3 pikëshin që do jetë i rëndësishëm dhe për kualifikimin në Botëror.

Nuk besoj që ekipit kombëtar i mungon zemra, e kanë edhe mentalitetin lojtarët për ta fituar këtë ndeshje.

Për mendimin tim nuk kemi pasur asnjëherë ndeshje të lehtë. Duhet me pas gjithmonë në mendje që kemi dy ndeshje, kemi edhe ndeshjen me Letoninë. Një fitore me Serbinë duhet të lidhet me fitoren në Letoni dhe do jetë aq më mirë për të gjithë”, u shpreh mesfushori shqiptar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll