Aktualitet

Temperatura të larta dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 10°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 32°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.

2 Qershor 2025, 07:15 Nga N.F
Temperatura të larta dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot
Foto

TIRANË- Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24- orëshin, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore – Juglindore.

Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmtosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 10°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 32°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, për pasojë brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.

temperatura të larta parashikimi i motit

Sondazh

Poll