Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, qëllohet në piceri 15-vjeçari

Dosja.al mëson se shkak për plagosjen është bërë një konflikt me motive të dobta.

1 Qershor 2025, 19:26 Nga I.A
Plagosje me armë zjarri në Tiranë, qëllohet në piceri
Policia

TIRANË- Një i mitur rreth 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se i mituri është qëlluar teksa ndodhej në një piceri në lagjen Ali Demi.

Dosja.al mëson se shkak për plagosjen është bërë një konflikt me motive të dobta. Ndërkohë që autori i plagosjes nuk dihet se kush është. I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.   

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.

plagosje ne tirane

Sondazh

Poll