Sport

Inzaghi në prag të finales: “Kemi shumë kampion në skuadër, jemi gati!”

Trajneri Simone Inzaghi, i cili udhëhoqi Interin në finalen e humbur dy vite më parë kundër Manchester City-t, është i qetë, i fokusuar dhe i bindur se skuadra e tij është më e pjekur dhe më e përgatitur për këtë moment.

31 Maj 2025, 08:30 Nga DOSJA
Inzaghi në prag të finales: “Kemi shumë kampion në

GJERMANI - Interi ka shansin të shkruajë historinë, për të katërtën herë në finalen e madhe të UEFA Champions League, zikaltrit kërkojnë lavdinë kontinentale, dhe përballë tyre ndodhet vetëm do të kenë ditën e nesërme PSG-në në Alianz Arena.

Trajneri Simone Inzaghi, i cili udhëhoqi Interin në finalen e humbur dy vite më parë kundër Manchester City-t, është i qetë, i fokusuar dhe i bindur se skuadra e tij është më e pjekur dhe më e përgatitur për këtë moment.

“Ajo që është ndryshe krahasuar me dy vjet më parë është përgatitja, se si të arrijmë në finale, në këto ditë të mëparshme. Çdo ndeshje është një histori më vete, ne u përpoqëm të punonim në çdo detaj. Prek drurin, të gjithë janë të disponueshëm, këtë vit në 59 ndeshje në tre ndeshje i kisha të 23 prej tyre të disponueshëm pasi janë nesër dhe për trajnerin është një gjë e shkëlqyer", u shpreh ai në konferencën për shtyp përpara ndeshjes. Inzaghi theksoi se skuadra nuk duhet të ndikohet nga presioni i finales dhe se qasja psikologjike do të jetë thelbësore.

“Vendosmëria po, por jo obsesioni. Duhet të jemi të lirë në mendjet tona. Dimë si të përgatitemi për këto ndeshje, kemi kampionë bote dhe evropianë në skuadër. Jemi gati.”

Interi ka kaluar një rrugë të gjatë dhe të ngarkuar këtë sezon, me plot 59 ndeshje, ku trajneri theksoi se vetëm në tri prej tyre ka pasur grupin e plotë të gatshëm. Tashmë, në prag të finales, të gjithë lojtarët janë të disponueshëm, një luks për çdo trajner në një ndeshje të këtij niveli.

“Na mungon vetëm një hap, por është hapi më i vështirë dhe më i rëndësishmi,” tha ai. Në lidhje me mbrojtësin Benjamin Pavard, Inzaghi tregoi se ai ka stërvitur normalisht dhe nëse nuk ndien shqetësime, do të jetë titullar. Sa i përket mesazhit të fundit që do t’i japë lojtarëve në dhomat e zhveshjes para daljes në fushë, trajneri e la të hapur:

“Nuk e di ende. Varet nga ajo që do të më thotë zemra ime. Çdo ndeshje është një histori më vete. Në fushë nuk ka rëndësi paga apo emrat – ka rëndësi dëshira, sakrifica dhe përqendrimi në detaje.”

Për të ardhmen e tij, Inzaghi u shpreh se nuk është momenti për të menduar për kontrata apo lëvizje të mundshme: “Tani është vetëm finalja. Të hënën ose të martën do të flasim me presidentin, por mendja ime është 100% te kjo ndeshje.” E ndërsa vetë Inzaghi u përshkrua nga ish-lojtari i tij Luis Alberto si një trajner i ‘nënvlerësuar’, ai preferon të lërë gjykimin te fusha.

“Unë dhe Interi nënvlerësohemi? Nuk e di. Di vetëm që këta djem më kanë dhënë gjithçka. Dhe nëse nesër fitojmë, nuk do të jetë vetëm një trofe, do të jetë shpërblimi për një projekt të ndërtuar me shumë mund, përkushtim dhe besim.” E gjithë Curva Nord, siç thotë Inzaghi, 'do të jetë me ne, edhe nëse jo fizikisht'. Dhe ndoshta, këtë herë, ëndrra do të ketë një fund të lumtur për zikaltërit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll