Bota

Incidenti viral i Macron dhe bashkëshortes së tij/ "Këshilla" e Trump për presidentin francez: Sigurohu që dera të mbetet e mbyllur

30 Maj 2025, 22:48 Nga r.ll
Incidenti viral i Macron dhe bashkëshortes së tij/
trump, incidenti

UASHINGTON- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar videon virale ku presidenti francez Emmanuel Macron duket se goditet me shuplakë nga bashkëshortja e tij Brigitte Macron, teksa lideri i Francës po bëhet gati të zbriste nga një aeroplan në Vietnam.

I pyetur nëse kishte ndonjë... "këshillë martesore" për t’i dhënë homologut të tij francez, Trump ndaloi për një moment dhe u përgjigj me tonin e tij të njohur sarkastik: “Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur ”.

Presidenti amerikan duket se e kishte kontaktuar Macronin pas incidentit, të cilin e përshkroi si “jo të mirë”.

"Nuk ishte mirë. Jo. Fola me të dhe janë mirë, të dy janë mirë, janë dy njerëz shumë të mirë”, tha Trump për çiftin presidencial francez, me të cilin ai dhe Melania Trump kanë kaluar shumë kohë së bashku në takime ndërkombëtare.

Ai shtoi gjithashtu: “Nuk e di saktësisht se për çfarë bëhej fjalë, por i njoh mirë, janë mirë.”

donald trump emmanuel macron

Sondazh

Poll