Aktualitet

Përdornin makina me qira për të trafikuar drogë, arrestohen dy shqiptarë në Itali, sekuestrohen edhe para

Makina e marrë me qira, në të cilën udhëtonte 34-vjeçari u kontrolluar nga policia dhe u zbulua drogë.

29 Maj 2025, 19:21 Nga N.F
Përdornin makina me qira për të trafikuar drogë, arrestohen
Droga

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë një 34-vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij 19-vjeçar. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi policia pikasi një mjet të dyshimtë  në Chiasso. Makina e marrë me qira, në të cilën udhëtonte 34-vjeçari u kontrolluar nga policia dhe u zbulua drogë.

Disa topa kokaine, gati për t’u shitur në tregun vendas u gjetën dhe u sekuestruan. Gjithashtu, në apartament u sekuestruan edhe para. Hetimet e kryera zbuluan udhëtime të shumta, të bëra gjithmonë me makina me qira si drejt Luganos, ashtu edhe drejt Italisë. Në kohën e bastisjes, në dhomë ndodhej një tjetër shqiptar 19 vjeç.

Akuza kundër tyre është shkelje e rëndë e ligjit federal mbi narkotikët. Kjo nuk është hera e parë që shtëpitë me qira janë përdorur si bazë logjistike. Shkurtin e kaluar, tre kilogramë kokainë u sekuestruan në një vilë në Pregassona. E njëjta gjë vlen edhe për qiratë e makinave. Në të kaluarën, kompania e drejtuar nga 34-vjeçari ishte shfaqur tashmë në radarin e hetuesve.

droge arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll