28 Maj 2025, 18:26
Nga r.ll
jozefina topalli
TIRANË- Kordinatorja e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli ka publikuar disa postime në rrjetet e saj sociale, ku shprehet se një simpatizan i PS-së në Itali, i cili është dhe punonjës i postës së DHL-së, pozonte me zarfet ku ndodheshin fletët e votimeve për zgjedhjet e 11 majit.
Në postimin e saj, Topalli ngre dhe pyetje se si është është e mundur që "militantët janë bërë postierë, shpërndarës dhe mbledhës të votave?"
POSTIMI I PLOTË:
“Postieri i Rilindjes” – këndon kur çon zarfin!
Në foto: Sinan Patozi, nga Divjaka, sot banues në Itali. Në vend të postierit të zakonshëm, kemi një militant të devotshëm që dërgon vota – me këngë në buzë dhe kuti në dorë.
Por në Itali bën turin e kutive, nga shtëpia e partisë te zarfat, nga koncerti me Ballën te dërgesat për Tiranë.
Pyetja është: – Kush e ka certifikuar këtë njeri për të prekur votën ? – Si ka mundësi që militantët janë bërë postierë, shpërndarës dhe mbledhës të votave? – Kush garanton që zarfat nuk janë përzgjedhur, hapur apo mbushur sipas direktivës?
Vota e emigrantit nuk është dhuratë për partinë. Nuk është zarf për shoë. Është detyrim i shtetit, jo aksion i militantëve me kuti në dorë dhe këngë në sfond.
Demokracia që nis nga Prato me zarf dhe mbyllet në Rinas me kuti… nuk është zgjedhje. Është zhgënjim me regji politike. Eshte krim zgjedhor!
Në postimet e tjera të Topallit shihet se personi i sipërmendur ka marrë pjesë në takimet e Partisë Socialiste me diasporën dhe duke pozuar krahas ministrit Taulant Balla.

Gjithashtu, demokratja shprehet se është ekspozuar publikisht trajtimi i zarfeve të votimit si pronë personale, ku shton se kjo vërteton se nuk të bëjmë me zgjedhje të lira, por me një farsë të organizuar.
"Farsa e votimit te dispores. Kur militantët marrin përsipër të shpërndajnë dhe të mbledhin kutitë e votimit jashtë Shqipërisë, procesi zgjedhor humbet çdo besueshmëri. Kur një individ si Sinan Patozi – pa asnjë status zyrtar, por me lidhje të hapura partiake – ekspozohet publikisht duke trajtuar zarfe votimi si pronë personale, nuk kemi të bëjmë me zgjedhje të lira, por me një farsë të organizuar. Vota e emigrantëve është një e drejtë kushtetuese, jo një instrument në duart e partisë. Dhe kjo farsë e koordinuar përmes militantëve është një tjetër dëshmi e manipulimit brutal që kërkon të vjedhë edhe diasporën.", shkruhet në postimin e saj.

jozefina topalli
topallijpg
topjpg
Politike
28 Maj 2025, 17:37
E. D
Kuvendi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje deputetë d...
Politike
28 Maj 2025, 17:18
E. D
tedi blushi
TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar sot për mbyljen e hetimeve nga SPAK ndaj Ilir Meta. Përmes një konference për ...
Politike
28 Maj 2025, 16:53
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropianë në Prishtinë i kanë bërë thirrje Kos...
Politike
28 Maj 2025, 16:29
N.F
Charles McGonigal dhe Rama
TIRANË- Ish e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerrier përmes një postimi në "X" ka ngritur akuza ...
Politike
28 Maj 2025, 16:15
N.F
Foto
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS do të zhvillojë nesër më 29 maj seancë publike për shqyrtimin e...
Politike
28 Maj 2025, 15:23
N.F
Osmani
KOSOVË- Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore, GSBGJ ka dënuar ashpër kërcënimet me vdekje ndaj Presidentes s&eum...
Politike
28 Maj 2025, 13:26
M.B
Edi Rama
TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë ditën e djeshme (27 maj) reagimin e parë p&eu...
Politike
28 Maj 2025, 13:19
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku...
Politike
28 Maj 2025, 13:14
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp tha se asgjësimi politik i ...
Politike
28 Maj 2025, 13:03
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp u shpreh se PS-ja ka marr&...