Sport

Rakitiç për lamtumirën e Luka Modricit: "Më surprizoi, nuk mund ta imagjinoj Realin pa të"

“Më habiti vërtet. Por për mua, si mik, gjëja më e rëndësishme është që ai të jetë i lumtur."

28 Maj 2025, 13:43 Nga DOSJA
Rakitiç për lamtumirën e Luka Modricit: "Më

SPANJE - Nga një kampion te tjetri: Ivan Rakitiç i bën homazh mikut të tij të hershëm dhe shokut të skuadrës (në ekipin kombëtar) Luka Modriç. Ish-mesfushori i Sevillas dhe Barcelonës komentoi lamtumirën e fundit dhe emocionale të Modricit me Real Madridin në ‘El Partidazo’.

Këto janë fjalët e tij: "Më trishtoi shumë, sepse të gjithë duam të vazhdojmë të shijojmë veten me Lukën, por Luka është në Madrid. Të imagjinosh një Madrid pa të është mjaft e vështirë. 

Real Madridi ka pasur lojtarë të shkëlqyer, si Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos, por Luka ishte ndryshe. Ai kishte dashurinë e të gjithëve. Në mars, kur ishte këtu në Split me ekipin kombëtar, fola me të dhe pashë se po e shijonte jetën. Modriçit i duhet Real Madridi dhe anasjelltas. Të shohësh Lukën në këtë gjendje nuk është e lehtë".

Pastaj për ceremoninë pas ndeshjes me Real Sociedad dhe homazhet nga Bernabeu: "Është shumë bukur, homazhet... është hera e parë që të gjithë e shohim 'shefin' në tribuna me lot në sy. 

Më trishton pak. E vetmja gjë që i kam thënë në telefon këto ditë është se shpresoj që të vazhdojë të kënaqet dhe që të mund ta çojë ekipin tonë kombëtar (Kroacinë) në Kupën e Botës. Më habiti vërtet. Por për mua, si mik, gjëja më e rëndësishme është që ai të jetë i lumtur."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Maj 2025, 12:30

Jorginho njofton largimin nga Arsenali

ANGLI - Këtë të martë, mesfushori Jorginho postoi një video lamtumire në llogarinë e tij në Instagram, duke konfirmuar l...