28 Maj 2025, 15:01
Nga r.ll
foto ilustruese
ATHINË- Greqia ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar kërkesa dhe do të përshpejtojë kthimin në shtetet e tyre të origjinës, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, më 28 maj.
Greqia ishte në epiqendër të krizës me migrantë më 2015-2016, kur më shumë se 1 milion persona u larguan nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe shkuan në Evropë.
Rritja e numrit të azilkërkuesve nxiti thirrjet që shtetet në kufirin jugor të Evropës, sikurse Greqia dhe Italia, të forcojnë kufijtë e tyre.
Që atëherë, numri i azilkërkuesve ka rënë, por migracioni metët një çështje e ndjeshme politike në Greqi dhe Mitsotakis është zotuar se do të ashpërsojë qëndrimin e tij.
“Dënimet do të jenë më të rënda për ata që hyjnë në shtet në mënyrë të paligjshme ose qëndrojnë në vendin tonë nëse kërkesa e tyre për azil është refuzuar”, tha Mitsotakis gjatë mbledhjes së ekzekutivit të mërkurën, ku u diskutua për projektligjin e ri për migracionin e paligjshëm.
Mitsotakis tha se projektligji do të synojë gjithashtu përshpejtimin e kthimeve përmes një “mekanizmi më efektiv dhe të drejtë”. Rregulloret do të duhet të miratohen nga Parlamenti përpara se të hyjnë në fuqi.
Fluksi e migrantëve drejt Greqisë ra për 30 për qind në katër muajt e parë të këtij viti krahasuar me një vit më parë, pasi më pak njerëz hynë përgjatë kufirit lindor me Turqinë.
Megjithatë, mbërritjet nga deti nga Libia në ishujt e largët të Kretës dhe Gavdosit janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, përgjatë një rruge të re trafikimi në Detin Mesdhe. Mijëra azilkërkues, kërkesat e të cilëve janë refuzuar, ndodhen të bllokuar në Greqi.
Për të përshpejtuar proceset e azilit dhe për të ulur presionin mbi sistemet e azilit, Komisioni Evropian propozoi javën e kaluar ndryshimin e legjislacionit evropian për t’u lejuar shteteve anëtare të dëbojnë azilkërkuesit e refuzuar nëse ata mund të dërgohen në një vend të tretë që konsiderohet i sigurt nga blloku evropian./REL
ligjet ne greqi azilkerkuesit
Bota
28 Maj 2025, 14:28
E. D
izraelit Benjamin
IZRAELI- Izraeli ka hedhur poshtë një raport të gazetës New York Times, sipas të cilit kryeministri izraeli...
Bota
28 Maj 2025, 14:09
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin duket i gatshëm të bëjë paqe me Ukrainën, por vetëm nën kushte t...
Bota
28 Maj 2025, 14:07
E. D
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Rusia i ka grumbulluar më shumë se 50.000 trupa përfshirë disa nga forcat e saj të stërvitur...
Bota
28 Maj 2025, 13:54
E. D
Elon Musk dhe Donald trump
SHBA- Elon Musk ka dalë në kundërshtim me projektligjin e promovuar nga Donald Trump, i cili beson...
Bota
28 Maj 2025, 13:43
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se Kanadaja dëshiron shumë të jetë pjesë e Sistemit të mrekulluesh&...
Bota
28 Maj 2025, 13:24
E. D
Aleksandar Vuçiç dhe Claudia Tenney
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e shpërbleu me një dekorat&eu...
Bota
28 Maj 2025, 11:49
M.L
Martina Carbonaro
ITALI- 14-vjeçarja Martina Carbonaro, e cila ishte zhdukur që nga 26 maji 2025, u gjet e vrarë brutalisht. Minorenja u g...
Bota
28 Maj 2025, 10:31
M.B
Emmanuel Macron
VIETNAM- Rrjetet sociale dhe mediat online janë pushtuar nga një moment i pazakontë mes presidentit francez Emmanuel Ma...
Bota
28 Maj 2025, 10:16
M.B
Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër sërish udhëheqësin e...
Bota
28 Maj 2025, 09:24
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit ka ndalur përkohësisht planifikimin e intervistave të reja për viza për stud...