28 Maj 2025, 13:24
Nga E. D
Aleksandar Vuçiç dhe Claudia Tenney
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e shpërbleu me një dekoratë shtetërore kongresisten Claudia Tenney, bashkëkryetaren e Grupit Parlamentar Serb në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, të mërkurën në Beograd. Në një ceremoni në zyrën e presidentit, Vuçiç tha se Tenney u dekorua me Urdhrin e Flamurit Serb, për shërbimet e saj në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.
"Zonja Tenney ishte me ne në disa nga momentet më të vështira për vendin tonë. Ajo ishte një nga të paktat që donte të fliste me ne kur pak të tjerë donin. Ajo është një person që, pavarësisht presioneve të shumta me të cilat u përball në zonën e saj zgjedhore, gjithmonë ruajti dhe kultivoi miqësinë ndaj vendit tonë", tha Vuçiç.
Ai e falënderoi veçanërisht atë për kritikën e saj të guximshme ndaj veprimeve të njëanshme të Qeverisë së Kosovës. Në fjalën e saj pasi iu dha dekorata shtetërore, Claudia Tenney tha se lidhjet e saj me këtë rajon datojnë që nga fillimi i viteve ‘80, kur ajo ishte studente në Beograd, në Jugosllavinë e atëhershme.
"Atëherë filloi 'odiseja' ime. Jam e lidhur me të gjithë njerëzit në ish-Jugosllavi", tha ajo.
Kongresiste nga Partia Republikane e presidentit amerikan, Donald Trump, Tenney tha se foli në telefon me shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë mbrëmë dhe se ai i tha asaj se shpresonte të vizitonte Serbinë një ditë. Claudia Tenney, avokate me profesion, hyri në politikë në vitin 2011, si përfaqësuese në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut. Pesë vjet më vonë, ajo u zgjodh në Kongresin amerikan për herë të parë.
Aktualisht ajo është anëtare e disa komiteteve të Kongresit, përfshirë Komitetin e Përhershëm për Inteligjencën dhe Komitetin për Shkencën, Hapësirën dhe Teknologjinë. Tenney është bashkëkryetare e Grupit Parlamentar Serb në Kongres dhe është e përfshirë në mënyrë aktive në çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor.
Në nëntor 2022, ajo shprehu shqetësim në lidhje me tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, duke bërë thirrje për një zgjatje të moratoriumit mbi zbatimin e politikës së targave dhe kthimin në negociata. Në mesin e vitit 2022, Qeveria e Kosovës paraqiti një plan që kërkon riregjistrimin e targave të makinave me shenja serbe në veri të Kosovës. Kjo ka shkaktuar tensione në veri të vendit, ku jeton shumica e popullsisë serbe në Kosovë.
Claudia Tenney konsiderohet politikane besnike ndaj presidentit Trump. Ajo gjithashtu kërkoi të provonte besnikërinë e saj ndaj tij duke propozuar që festa kombëtare, Dita e Flamurit, të kombinohej me ditëlindjen e Trumpit.
"Ashtu si ditëlindja e George Washington është kodifikuar si një festë federale, ashtu duhet të festohet edhe ditëlindja e presidentit Trump për ta njohur atë si themeluesin e epokës së artë të Amerikës", shkroi Tenney në mediat sociale X në shkurt 2025.
Si anëtare e Kongresit, ajo votoi dy herë kundër formimit të një komisioni të pavarur për të hetuar sulmin në Kapitol më 6 janar 2021, kur mbështetësit e Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit. Një vit pas ngjarjes, Claudia Tenney tha se ajo gjithmonë e ka dënuar shkatërrimin e pronës dhe abuzimin me të drejtën për tubim paqësor.
Megjithatë, ajo shtoi se demokratët në Kongres nuk po përpiqeshin të forconin sigurinë në Kapitol, por se fokusi i tyre ishte në ndjekjen penale të ish-Presidentit Donald Trump dhe shpifjen e miliona amerikanëve që kanë shqetësime legjitime në lidhje me integritetin e zgjedhjeve.
Ajo ishte cak e kritikave të shumta pas një deklarate të diskutueshme në shkurt 2018, kur tha se shumë vrasës masivë përfundojnë duke qenë votues demokratë. Kur gazetarët e pyetën nëse do ta tërhiqte atë deklaratë, Claudia Teni nuk e tërhoqi qëndrimin e saj./REL
aleksandar vuçi claudia tenney
Bota
28 Maj 2025, 11:49
M.L
Martina Carbonaro
ITALI- 14-vjeçarja Martina Carbonaro, e cila ishte zhdukur që nga 26 maji 2025, u gjet e vrarë brutalisht. Minorenja u g...
Bota
28 Maj 2025, 10:31
M.B
Emmanuel Macron
VIETNAM- Rrjetet sociale dhe mediat online janë pushtuar nga një moment i pazakontë mes presidentit francez Emmanuel Ma...
Bota
28 Maj 2025, 10:16
M.B
Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër sërish udhëheqësin e...
Bota
28 Maj 2025, 09:24
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit ka ndalur përkohësisht planifikimin e intervistave të reja për viza për stud...
Bota
28 Maj 2025, 08:30
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Nuk ishte ndonjë surprizë e madhe që kancelari gjerman Friedrich Merzu pyet në lidhje me sjelljen ...
Bota
28 Maj 2025, 08:08
M.B
Kancelari Friedrich Merz në konferencën e shtypit me kryeministrin finlandez Petteri Orpo
FINLANDA- Në muzeun detar të Turkut, "Forum M...
Bota
28 Maj 2025, 07:49
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESEM- Një grup, i mbështetur nga Uashingtoni, që është aprovuar nga Izraeli për të marrë ...
Bota
27 Maj 2025, 22:34
M.L
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pranoi se pati një "humbje të përkohshme të kontroll...
Bota
27 Maj 2025, 21:55
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongun, është përgjegjëse për &ldqu...
Bota
27 Maj 2025, 21:37
M.L
Dmitry Medvedev
RUSI- Rusia iu përgjigj në një mënyrë veçanërisht të ashpër dhe agresive postimit të Do...