Aktualitet

Policia italiane arreston 'bossin' e drogës/ 45-vjeçari sapo ishte kthyer nga Shqipëria! Trafikonte lëndë narkotike me vlerë 600 mln dollarë

Sipas informacionit të publikuar në faqen e internetit të Policisë së Shtetit në Itali, shqiptari i kishte shpëtuar ekzekutimit të një urdhër-arresti gjatë Operacionit “Moby Dick”. Ky operacion çoi në lëshimin e 43 masave paraprake kundër një organizate kriminale të specializuar në trafikun e drogës, e cila vepronte në disa vende evropiane, si dhe në Dubai dhe Singapor.

27 Maj 2025, 19:21 Nga E. D
Policia italiane arreston 'bossin' e
foto ilustruese

ITALI- Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në aeroportin e Milanos, Malpensa. Sipas mediave të huaja 45-vjeçari ishte në arrati që nga nëntori i vitit 2024. Gjithashtu bëhet e ditur se 45-vjeçari sapo kishte mbërritur nga Shqipëria dhe kërkohej për përfshirjen e tij në një organizatë kriminale të dedikuar për trafik droge.

Sipas informacionit të publikuar në faqen e internetit të Policisë së Shtetit në Itali, shqiptari i kishte shpëtuar ekzekutimit të një urdhër-arresti gjatë Operacionit “Moby Dick”. Ky operacion çoi në lëshimin e 43 masave paraprake kundër një organizate kriminale të specializuar në trafikun e drogës, e cila vepronte në disa vende evropiane, si dhe në Dubai dhe Singapor.

Hetimet zbuluan se organizata, në të cilën i arrestuari luante një rol kryesor, vepronte si një organizatë e vërtetë kriminale shumëkombëshe. Përmes një sistemi kompleks mashtrimi, organizata ishte e përkushtuar ndaj pastrimit të TVSH-së brenda Komunitetit, duke shkaktuar dëme prej 600 milionë eurosh në thesarin e shtetit.

I arratisuri akuzohet gjithashtu për krimet e mashtrimit brenda komunitetit dhe pastrimit të parave, me rrethanë rënduese të metodës mafioze dhe kamorrës. Arrestimi përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në luftën kundër organizatave kriminale ndërkombëtare.

policia italaine

Sondazh

Poll