Bota

Dy persona hedhin granatë dore në një qendër argëtimi në Stamboll, plagosen 7 persona, 3 në gjendje të rëndë (VIDEO)

Incidenti ka ndodhur rreth orës 01:40 në rrugën Park në Kagıthane.

27 Maj 2025, 10:24 Nga N.F
Dy persona hedhin granatë dore në një qendër argëtimi
Pamje nga vendi i ngjarjes

STAMBOLL- Një qendër argëtimi në Kagıthane të Stambollit është sulmuar me granatë dore nga persona të paidentifikuar. Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtatë persona. Incidenti ka ndodhur rreth orës 01:40 në rrugën Park në Kagıthane. Sipas mediave turke, një granatë dore u hodh nga 2 persona me motoçikletë në katin e dytë të një ndërtese 5-katëshe në rrugë, e cila përdorej si lokal argëtimi.

Si pasojë e sulmit me bombë, 7 persona u plagosën, 3 prej të cilëve rëndë. Ekipet mjekësore, sigurisë, ekspertë të bombave, operacioneve speciale, kundërterrorizmit dhe zjarrfikës, u dërguan në vendngjarje pas raportimit. Përveç kësaj, ekipet ekzaminuan pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të kapur sulmuesit. 

stamboll

Sondazh

Poll