Bota

Metodë e veçantë, kroati kapet me drogë, e kishte fshehur brenda bukës

Metoda për të fshehur qeset e verdha që përmbanin drogën, heroinë ishte e veçantë dhe jo shumë e dëgjuar.

27 Maj 2025, 08:42 Nga N.F
Metodë e veçantë, kroati kapet me drogë, e kishte fshehur
Droga

KROACI- Një rast i trafikimit të drogë është zbuluar në qytetinkroat, Metkoviç. Të shtunën, oficerët e policisë gjetën një sasai drogë që e posedonte një shtetas kroat 58-vjeçar. Metoda për të fshehur qeset e verdha që përmbanin drogën, heroinë ishte e veçantë dhe jo shumë e dëgjuar.

Dy çanta me një peshë totale prej 21.3 gramë ishin fshehur në një bukë. Droga u konfiskuan me lëshimin e një procesverbali dhe një certifikate për konfiskimin e përkohshëm të sendeve. Ky 58-vjeçar u arrestua me dyshimin për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe trafikimit të paautorizuar të drogës. Një kallëzim penal është paraqitur në prokurorinë shtetërore kompetente.

kroaci droge

Sondazh

Poll