Sport

Francesco Acerbi kthehet te Italia, thirrja e parë për të riun Diego Coppola...

Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi, 37 vjeç, është grumbulluar nga Luciano Spalletti. Trajneri italian thirri gjithashtu për herë të parë mbrojtësin eVeronas, Diego Coppola (21).

27 Maj 2025, 10:00 Nga DOSJA
Francesco Acerbi kthehet te Italia, thirrja e parë për të riun

ITALI - Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka zbuluar skuadrën prej 27 lojtarësh për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Norvegjisë (në Oslo më 6 qershor) dhe Moldavisë (në Reggio Emilia më 9 qershor).

Në mesin e tyre spikat emri i një lojtari të ri në skuadrën Azzurra: i riu Diego Coppola (21 vjeç), mbrojtësi qendror i Hellas Veronës.

Ndërsa portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, është në kombëtare, kundërshtari i tij i ardhshëm në finalen e Ligës së Kampionëve, Francesco Acerbi (37 vjeç), po rikthehet në ekipin kombëtar.

Ai i bashkohet bashkëlojtarëve të tij te Interi: Alessandro Bastoni, Federico Dimarco si dhe Nicolò Barella dhe Davide Frattesi. Në sulm, pjesë e skuadrës janë edhe Moise Kean (Fiorentina), Daniele Maldini dhe Mateo Retegui (Atalanta).

Ja lojtarët e thirrur nga trajneri Spalletti:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll