Sport

Tare prezantohet zyrtarisht: “Eshtë krenari dhe përgjegjësi e madhe…”

"Jemi të lumtur të mirëpresim Igli Taren në familjen Kuqezi - tha drejtori ekzekutiv i Milanit, Furlani, pas njoftimit.”

27 Maj 2025, 00:25 Nga DOSJA
Tare prezantohet zyrtarisht: “Eshtë krenari dhe përgjegjësi

ITALI - Tani është zyrtare: Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Klubi Kuqezi e njoftoi këtë përmes një deklarate për shtyp. “AC Milan njofton se ia ka besuar rolin e Drejtorit Sportiv të Ekipit të Parë Igli Tares, i cili do t’i raportojë Drejtorit Ekzekutiv të Klubit, Giorgio Furlani”, thuhet në tekst.

"Të bashkohesh me një klub si Milani është një burim krenarie dhe përgjegjësie e madhe - fjalët e para të Tares -. Falënderoj klubin që më besoi këtë rol". "Tare është figura ideale për të kontribuar në rilançimin e Klubit, përmes zhvillimit të një projekti ambicioz sportiv", deklaroi Giorgio Furlani duke përshëndetur drejtorin sportive të ri. 

NJOFTIM PËR SHTYP
AC Milan njofton se ia ka besuar rolin e Drejtorit Sportiv të Ekipit të Parë Igli Tares, i cili do t'i raportojë Drejtorit Ekzekutiv të Klubit, Giorgio Furlani. I lindur në Vlorë (Shqipëri) më 25 korrik 1973, Tare ka fituar një përvojë të gjatë në futbollin profesionist italian, duke veshur fanellat e Brescias, Bolonjës dhe Lazios. Në fund të karrierës së tij si futbollist, ai e vendosi veten si një drejtues i profilit të lartë, duke mbajtur rolin e Drejtorit Sportiv të SS Lazio për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet dhe duke kontribuar në sukseset e fundit të Klubit Bardhekaltër, duke përfshirë tre Kupa të Italisë dhe tre Superkupa të Italisë.

FURLANI: "FIGURË IDEALE PËR TË RINGJALLUR KLUBIN"
"Jemi të lumtur të mirëpresim Igli Taren në familjen Kuqezi - tha drejtori ekzekutiv i Milanit, Furlani, pas njoftimit -. Zgjedhja e duhur për të filluar: kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta, të kombinuara me një njohuri të fortë të futbollit italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë figurën ideale për të kontribuar në rilançimin e klubit, përmes zhvillimit të një projekti ambicioz sportiv".

TARE: "KRENARI DHE PËRGJEGJËSI"
Igli Tare është entuziast dhe i vetëdijshëm për sfidën, dhe në ditën e tij të parë në punë me kuqezinjtë ai takoi drejtorin sportiv të Romës, Ghisolfi, dhe agjentin e tij, Giuseppe Riso, në Casa Milan. Me të parin ai foli për të ardhmen e Saelemaekers, me të dytin ai diskutoi për disa nga klientët e tij brenda klubit. Por kjo nuk është e gjitha. Sipas informacioneve të publikuara, Tare ka bërë gjithashtu një kërkesë për Garnachon që do të largohet nga United. "Të bashkohesh me një klub si Milani është një burim krenarie dhe përgjegjësie e madhe.

Falënderoj klubin që më besoi këtë rol", tha drejtori sportiv i ri i kuqezinjëve. Klubi e di vendosmërinë time të madhe dhe dëshirën time për të bërë mirë duke vënë të gjithë përvojën time në shërbim të një klubi të madh që ka objektivin absolut të kthehet protagonist në Itali dhe Evropë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll