Sport

Finalja e Champions League tani ka muzikë…

Grupi i rokut Linkin Park dhe violinisti gjerman David Garrett do të jenë pjesë e performancave muzikore në finalen e Champions League të shtunën e ardhshme në Mynih Arena, ku PSG dhe Inter Milan do të përballen për titullin.

26 Maj 2025, 16:27 Nga DOSJA
Finalja e Champions League tani ka muzikë…

GJERMANI - Grupi i rokut Linkin Park dhe violinisti gjerman David Garrett do të jenë pjesë e spektaklit të finales së Chmapions League të shtunën e ardhshme, më 31, në Mynih Arena, ku PSG dhe Inter do të përballen për titullin.

UEFA konfirmoi të hënën se performancën e paralajmëruar më parë të Linkin Park në finale do ta shoqërojë edhe maestro gjerman i violinës David Garrett, i cili do të interpretojë një version të këngës së grupit White Stripes "Seven Nation Army", një këngë popullore në ngjarjet sportive.

Performanca e Garrett do të zhvillohet gjatë prezantimit të trofeut nga ambasadorët e klubeve finaliste, Javier Pastore dhe Javier Zanetti, përpara se ekipet titullare të dalin në fushë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll