Bota

"Një shpenzim absurd prej miliarda dollarësh"/ Trump siguron se do ta fitojë 'betejën' me Harvardin: Ata nuk duhet të lejohen të rihyjnë në SHBA

Donald Trump, siguroi sot se administrata e tij "përfundimisht do të fitojë" në përleshjen në të cilën ai është i përfshirë me Universitetin e Harvardit, të cilit ai dëshiron t'i ndalojë pranimin e studentëve të huaj.

26 Maj 2025, 17:18 Nga M.L
"Një shpenzim absurd prej miliarda dollarësh"/ Trump siguron
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, siguroi sot se administrata e tij "përfundimisht do të fitojë" në përleshjen në të cilën ai është i përfshirë me Universitetin e Harvardit, të cilit ai dëshiron t'i ndalojë pranimin e studentëve të huaj.

“Ne ende po presim listën e studentëve të huaj nga Harvardi, në mënyrë që të përcaktojmë, pas një shpenzimi absurd prej miliarda dollarësh, se sa të çmendur të radikalizuar, të gjithë shkaktarë problemesh, nuk duhet të lejohen të rihyjnë në vendin tonë”, shkroi presidenti amerikan në një postim në rrjetin e tij social Truth.

"Avantazhi më i mirë për Harvardin është se ata kërkuan dhe gjetën absolutisht gjykatësin më të mirë për ta, por mos u shqetësoni, Shteti do të fitojë në fund", vazhdoi ai.

Të enjten, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christie Noem njoftoi revokimin e të drejtës së Harvardit për të pranuar studentë të huaj. Por një gjyqtar shpejt e pezulloi masën, të cilën universiteti e apeloi në gjykata të premten në mëngjes.

Administrata Trump akuzon Harvardin se refuzon mbikëqyrjen e Uashingtonit mbi procesin e regjistrimit dhe punësimit dhe akuzon universitetin se është një bastion i antisemitizmit, për promovimin e ideve radikale të majta dhe për ruajtjen e lidhjeve me Partinë Komuniste Kineze.

Donald Trump mbrojti dje vendimin e tij për të ndaluar mbërritjen e studentëve të huaj në universitetin prestigjioz.

“Duam të dimë se kush janë këta studentë të huaj”, shkroi ai ndër të tjera.

Qeveria më parë kishte anuluar më shumë se 2 miliardë dollarë grante për universitetin, gjë që çoi në pezullimin e disa programeve kërkimore.

"Po mendoj të tërheq tre miliardë dollarë grante nga Harvardi, i cili është shumë antisemit dhe t'ua jap ato shkollave të biznesit në të gjithë vendin." Çfarë investimi i mirë do të ishte për SHBA-në dhe kaq shumë i nevojshëm!”, shtoi Donald Trump sot në një postim tjetër, pa qenë e qartë nëse po i referohej fondeve për Harvardin që administrata e tij tashmë i ka “ngrirë”.

donald trump

Sondazh

Poll