Sport

Flamuj, bomba tymi, daulle... Carlo Ancelotti pritet me entuziazëm në Brazil...

Një ditë pas ndeshjes së tij të fundit në stolin e Real Madridit, Carlo Ancelotti fluturoi për në Brazil për pozicionin e tij të ri si trajner i Seleçao-s. Ai u prit ngrohtësisht me të mbërritur.

26 Maj 2025, 13:48 Nga DOSJA
Flamuj, bomba tymi, daulle... Carlo Ancelotti pritet me entuziazëm në

BRAZIL - Pas një lamtumire emocionuese ndaj Real Madridit në ndeshjen e fundit të La Ligas kundër Real Sociedad (2-0) të shtunën, Carlo Ancelotti, trajneri i ri i Seleçao, hipi në një aeroplan për në Brazil.

Një fluturim që ishte më i ndjekuri në botë në një platformë të specializuar me një maksimum prej 15.000 njerëzish të lidhur në të njëjtën kohë.

Pasi mbërriti në Rio de Janeiro rreth orës 20:50 të së dielës (ora lokale), Carlo Ancelotti, i veshur me një kapelë të Seleçaos, u nis drejt një hoteli në Barra da Tijuca, ku shumë tifozë po e prisnin me instrumente perkusioni, flamuj dhe bomba tymi.

Me të mbërritur në hotel, Ancelotti u prit nga drejtori i ekipeve kombëtare të Konfederatës Braziliane të Futbollit, Rodrigo Caetano, dhe më pas nga presidenti i CBF-së, Samir Xaud, i zgjedhur të dielën deri në vitin 2029.

Ancelotti do të shpallë, këtë të hënë (ora 15:00), listën e tij të parë si trajner i Brazilit, i cili do të përballet me Ekuadorin (6 qershor) dhe Paraguajin (11 qershor) në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll