Bota

Fidan udhëton në fillim të javës në Rusi, do të takohet me Putin, pritet të theksojë gatishmërinë e Turqisë për ndërmjetësim të ri me Ukrainën

Ministri i jashtëm turk do të përsërisë se Turqia është e gatshme të luajë rolin e saj si ndërmjetës në negociata, por do të diskutojë edhe çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Sirinë, Gazën dhe Kaukazin e Jugut.

25 Maj 2025, 08:58 Nga N.F
Fidan udhëton në fillim të javës në Rusi, do të
Fidan

TURQI Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan do të jetë udhëtojë drejt Rusisë ku do të qëndrojë dy ditë, të hënën dhe të martën. Udhëtimi vjen pas takimit të përfaqësuesve nga Rusia dhe Ukraina në fillim të këtij muaji në Stamboll për bisedime mbi një armëpushim të mundshëm në konflikt.

Takimi nuk çoi në përparim të konsiderueshëm në zgjidhjen e armiqësive, por rezultoi në një marrëveshje për një shkëmbim të madh të të burgosurve të luftës. Fidan pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë vizitës së tij. Ndër të tjera, ai pritet të theksojë angazhimin e Turqisë për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në luftën Rusi-Ukrainë.

Ministri i jashtëm turk do të përsërisë se Turqia është e gatshme të luajë rolin e saj si ndërmjetës në negociata, por do të diskutojë edhe çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Sirinë, Gazën dhe Kaukazin e Jugut. Fidani do të takohet gjithashtu me zyrtarë të tjerë të lartë rusë, përfshirë zëvendëspresidentin Vladimir Medinsky dhe ministrin e Mbrojtjes Andrei Belousov.

fidan turqia lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll