Sport

“Jam i kënaqur që kam ardhur 6 muaj para sezonit të ri... Do të shmangim shumë vuajtje”

Trajneri i Man.United, Ruben Amorim, foli edhe për të ardhmen e Bruno Fernandes dhe Garnacho.

24 Maj 2025, 16:36 Nga DOSJA
“Jam i kënaqur që kam ardhur 6 muaj para sezonit të ri...

ANGLI - Këtë të shtunë, Ruben Amorim shkoi në dhomën e shtypit në qendrën stërvitore Carrington për të parashikuar ndeshjen e Premier League, në të cilën Manchester United do të përballet me Aston Villan.

Trajneri i “Djajve të Kuq” foli për finalen e Ligës së Evropës, humbjen (0-1) ndaj Tottenhamit të mërkurën, dhe efektet që humbja pati në moralin e skuadrës. Ai gjithashtu siguroi se klubi ka një plan për të ardhmen e Bruno Fernandes (i lakmuar nga Al Hilal) dhe Alejandro Garnacho dhe për anën pozitive të mbërritjes në Old Trafford në mes të sezonit.

Humbja në finalen e Europa League e vështirë për t’u përtypur?

"Ishte shumë e vështirë dhe ende është. Humbjet janë të vështira për t'u pranuar për ne, sepse mendoj se ishim një ekip më i mirë dhe kishim shanset më të mira. Pësuam një gol afër pjesës së parë dhe provuam gjithçka në pjesën e dytë, por mosfitimi i një finaleje është diçka shumë e vështirë për t'u përballuar. Shpresonim të arrinim diçka dhe ta përfundonim sezonin në një mënyrë tjetër."

A je penduar që nënshkrove për Man.United në mes të sezonit?

"Tani për tani, jam shumë mirënjohës që kam ardhur gjashtë muaj para fillimit të sezonit të ri. Në këtë mënyrë, do të shmangim shumë gabime që do të kishin ndodhur sezonin e ardhshëm. Do të shmangim shumë vuajtje. Kanë qenë disa muaj të vështirë për të gjithë në klub, me kaq shumë ndryshime, duke filluar me ndryshimin e trajnerit.

Ka qenë shumë e vështirë. Por duhet të dimë si ta shijojmë, të përqendrohemi në të ardhmen dhe të mendojmë pozitivisht. E dimë çfarë duam të bëjmë dhe si do ta bëjmë, kjo është e qartë. Me të gjitha gabimet, e di se si dua që ekipi im të luajë. Tani vjen pjesa emocionuese, e cila është të përpiqemi të ndryshojmë diçka."

E ardhmja e Bruno Fernandes dhe Garnachos?

"Gjithmonë flas me lojtarët e mi për këto çështje, por fokusi për momentin është te ndeshja e radhës. Ne kemi një plan për të dyja situatat, me dhe pa Ligën e Kampionëve. Tani duhet të përqendrohemi te ndeshja e fundit e sezonit."

A mund të jetë Aston Villa një model për t'u ndjekur?

"Ata kanë stabilitet, janë mësuar të luftojnë për vendet e para dhe ne duam të bëjmë të njëjtën gjë. Kur klubi të jetë në situatën në të cilën është, mund të duhet pak kohë, por ne do të përmirësohemi. Gjërat mund të ndryshojnë shpejt."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll