Sport

Ja çfarë note i ve vetes Hansi Flick, në sezonin e tij të parë te FC Barcelona…

Tifozët janë të kënaqur me arritjet e ekipit të Barçës dhe Flick vlerëson veten.

24 Maj 2025, 16:26 Nga DOSJA
Ja çfarë note i ve vetes Hansi Flick, në sezonin e tij të

SPANJE - Mundo Deportivo ka anketuar tifozët e Barçës për të parë se si e kanë parë Hansi Flick dhe performancën e ekipit të tij këtë sezon 2024-2025, në të cilin gjermani ka arritur tripletën vendase në vitin e tij të parë si trajner i Barçës.

Tifozët i kanë dhënë nota të larta trajnerit gjerman. Hansi Flick, nga ana e tij, dha një vetëvlerësim, duke komentuar në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Athletic Club: "Mendoj se ka qenë një sezon i mirë”. Çfarë mendoni se meritoni ju? Ai në fund u përgjigj "Midis 8 dhe 10".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll