Sport

Gary Neville “non grata” në Nottingham, pasi kritikoi pronarin e klubit Marinakis...

Nottingham Forest ia ka refuzuar akreditimin analistit televiziv Gary Neville për ndeshjen e së dielës kundër Chelseat. Ish-lojtari kishte sulmuar së fundmi pronarin grek të klubit Evangelos Marinakis…

24 Maj 2025, 09:30 Nga DOSJA
Gary Neville “non grata” në Nottingham, pasi kritikoi pronarin

ANGLI - E gjitha filloi kur analisti i Sky Sports, Gary Neville, kritikoi pronarin e Nottinghamit, Evangelos Marinakis, pasi biznesmeni grek doli në fushë, pas një barazimi për të sulmuar me forcë trajnerin Nuno Espirito Santo, pasi lojtari Taiwo Awoniyi kishte pësuar një dëmtim të rëndë. 

"Skandaloze", shkroi ish-mbrojtësi i Man.United në X. Forest u përgjigj në një deklaratë të gjatë, duke denoncuar "indinjatën e pabazë për qëllime personale". Klubi akuzon Neville për urrejtje të gjatë, duke e krahasuar Forestin me një "mafie" sezonin e kaluar.

Ekipet e Premier Ligës kanë të drejtë të refuzojnë akreditimin e mediave, një fuqi që Forest zgjodhi ta përdorë duke i mohuar akreditimin analistit të Sky Sports, Gary Neville, për ndeshjen e Chelseat.

Neville u përgjigj duke vendosur të mos merrte pjesë në programin televiziv që do të komentojë ndeshjen. Një pasojë tjetër: kanali nuk do të jetë atje, por në Londër, për të prezantuar këtë ndeshje për ditën e 38-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll