Aktualitet

"Ore nuk ja kemi bo me hile!" Operacioni "Ura"/ Nuk u pagua droga e blerë tek Ekil Nderjaku, Orges Mollakërkon llogari në SkyECC, biseda...

Rasti i mëposhtëm parashtron një mosmarrëveshje mes Orges Mollës, me Gëzim Thartorin, të cilët kanë diskutuar lidhur me 10 kilogram lëndë narkotike e dyshuar “hashash” të marrë nga një magazinë e Ekil Nderjakut .

23 Maj 2025, 22:38 Nga M.B
"Ore nuk ja kemi bo me hile!" Operacioni "Ura"/ Nuk u pagua
Foto ilustruese

TIRANA- Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike pas zhvillimit të operacionit "Ura" në Shqipëri dhe Itali. Në dosjen e SPAK janë zbardhur gjithashtu veç komunikimet edhe mosmarrëveshjet anëtarëve.

Rasti i mëposhtëm parashtron një mosmarrëveshje mes Orges Mollës, me Gëzim Thartorin, të cilët kanë diskutuar lidhur me 10 kilogram lëndë narkotike e dyshuar “hashash” të marrë nga një magazinë e Ekil Nderjakut .

Pjesë nga dosja:

Në datën 05.02.2021 në orën 10:34 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC HIQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81S3CB i identifikuar si Gezim Thartori, në lidhje me episodin e pasqyruar më lart ku arrihet në konkluzionin se këta dy shtetas në bashkëpunim mes tyre kanë siguruar dhe trafikuar 10 kilogram lëndë narkotike e dyshuar “hashish” dhe konkretisht shtetasi Orges Molla ka organizuar sigurimin, blerjen e kësaj lënde narkotike te shtetasi Ekil Nderjaku, i cili e kishte të magazinuar në një adresë në Romë, për të marrë këtë ngarkese ka shkuar shtetasi Gezim Thatori bashkë me shtetas të tjerë të paidentifikuar akoma, gjithashtu biseda vijon për faktin se shtetasi Gezim Thartori nuk i ka shlyer ende paratë e lëndës narkotike:

H1IQJ2-mir e vlla mir…

81S3CB-poti as nuk don me besu se nuk me punonte karikuesja e makines…

H1IQJ2– ore ca te hyn besimi ktu… kto vazhdo qe mrom i tall karin. cova 10 kile tbardhe as 20 min al vonoj lekt tjeter ti per 10 kile cokollat, shi ca bon

Në datën 07.02.2021 në orën 15:03 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC HIIQI2, I Identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e ScyECC 8IS3CB i identifikuar si Gezim Thartori, në lidhje me episodin e pasqyruar më lart shtetasi Orges Molla është i shqetësuar pasi për lëndën narkotike më lart prej 10 kg çokollatën që ka marrë përdoruesi SkyBCC 8153CB shtetasi Gezim Thartori në Romë, rezulton që është marrë nga ngarkesa e kilit që është shtetasi Ekil Nderjaku (përdorues i Sky ECC SPNNS9 me nickname plate net) dhe Orges duhet ti dërgojë paratë.

HIIQJ2-me kilin po fol shok Chats Attachment” [“from” “Plate net”, “mag” “Ok”). (“from”: “buri bari”, “mag”: adren”. (“from” “bari bari”, “mag”: “me thuaj”), (“from” “bari bari”, “img”: “kur tjet gati ai cuni ..vlla sdu me pas probleme me kto

8153CB-okne s’jemi nisur per probleme fare kjo eshte situata ska ktu per probleme

HIIQJ2: o vlla a me kupton

81S3CB-ne spo mashtrojne njeri po skam une asgje per te keq, hajde vet ktu prezent aq me mire kili se ka per here te pare qe punon me ty…apo seshte se mik te njef mire…te vine ta morin se nuk kam shofer se skom lek me e pagujt me ner familje… 30 euro kam ne xhep

HIIQJZ0: o Gzim, tkam shok tkam vlla me kupton mu apo jo….kaq me thuaj po ose jo kupton poziten time me kto o vlla…

8IS3CB: Ore nuk ja kemi bo me hile, shpjegoja situatën tamom

HIFQJ2: o lal kur sme kupton ti, as ai sme kupton me kupto qart…..

operacioni ura

Sondazh

Poll