Aktualitet

U filmuan duke bërë veprime të turpshme në publik/ Procedohen dy të moshuar në Korçë, e pëson edhe 16-vjeçarja që i filmoi dhe shpërndau videon në rrjet

Sipas policisë vajza që i filmoi është 16-vjeçarja me iniciale O.D. Nga ana tjetër, u proceduan edhe dy shtetasit, përkatësisht një femër me iniciale I.R dhe një i moshuar me iniciale M.G.

23 Maj 2025, 22:25 Nga DOSJA
U filmuan duke bërë veprime të turpshme në
foto ilustruese

KORÇË- Tre persona janë proceduar penalisht në Korçë. Ngjarja lidhjet me një video që qarkullon nëpër telefona të qytetarëve, ku një vajzë filmon dy të moshuar duke kryer veprime të turpshme në publik.

Sipas policisë vajza që i filmoi është 16-vjeçarja me iniciale O.D. Nga ana tjetër, u proceduan edhe dy shtetasit, përkatësisht një femër me iniciale I.R dhe një i moshuar me iniciale M.G.

Për të miturën rëndon akuza e “pornografisë” ndërsa për dy të tjerët akuza e “veprime të turpshme” të kryera në publik. Video ka qarkulluar nëpër telefona ndërsa është filmuar në zonën e pazarit të vjetër të qytetit.

korce

Sondazh

Poll