Sport

Policia sekuestron 20.000 artikuj të falsifikuar të Napolit, në prag të ndeshjes vendimtare për titullin

Më shumë se 20.000 artikuj të falsifikuar të Napolit u sekuestruan nga policia italiane të enjten. Të premten, për ditën e fundit të Kampionatit kundër Cagliarit (ora 20:45), Napoli, në betejë me Interin, do të përpiqet të fitojë Serie A.

22 Maj 2025, 17:00 Nga DOSJA
Policia sekuestron 20.000 artikuj të falsifikuar të Napolit, në

ITALI - Policia italiane njoftoi të enjten se kishte sekuestruar më shumë se 20.000 artikuj mallrash të falsifikuara të lidhura me klubin e Napolit, ndërsa tifozët përgatiten të festojnë një tjetër titull në Serie A.

Napoli, në luftën kundër Interit, do ta fitojë titullin nëse fiton në shtëpi të premten (ora 20:45) kundër Cagliarit, në ditën e 38-të dhe të fundit të kampionatit.

Fanela, pantallona të shkurtra, shalle dhe kapele të vjetra dhe të reja të Napolit ishin ndër sendet e sekuestruara në bastisjet në rrugën qendrore Via Toledo dhe në Lagjen Spanjole me popullsi të dendur, tha policia të enjten.

Vlera e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë mbi 300.000 euro

Vlera e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë mbi 300.000 euro. Policia po heton 18 persona të dyshuar për falsifikim, pranim mallrash të vjedhura dhe mashtrim tregtar.

Midis tyre ishte edhe një burrë 71-vjeçar që kishte ngritur një tezgë rrëzë "Muralit të Maradonës" në Lagjen Spanjolle, një vend emblematik në homazh të ish-kapitenit të Napolit dhe Argjentinës. Artikuj me cilësi të dobët u shitën për 50 euro tifozëve dhe turistëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll