Sport

Ish-lojtari i Arsenalit, shpallet fajtor për importimin e 60 kg kanabis....

Shtatorin e kaluar, Jay Emmanuel-Thomas u arrestua, pasi 60 kg drogë u zbuluan në një valixhe që mbërriti nga Bangkoku në aeroportin e Stansted. Fillimisht duke mohuar çdo përfshirje, ai tani u deklarua fajtor në gjyq.

22 Maj 2025, 13:00 Nga DOSJA
Ish-lojtari i Arsenalit, shpallet fajtor për importimin e 60 kg kanabis....

ANGLI - Jay Emmanuel-Thomas, 34 vjeç, u arrestua, pasi 60 kg kanabis u gjetën në një valixhe të tij, që mbërriti në aeroportin Stansted të Londrës, Essex, më 2 shtator, me vlerë rreth 600.000 paund. Këtë të martë ai pranoi fajësinë për këtë trafik ndërkombëtar droge.

Emmanuel-Thomas bëri një paraqitje me ekipin e parë për Arsenalin, pastaj luajti për Bristol City, Queens Park Rangers, MK Dons dhe ekipin tajlandez PTT Rayong në vitin 2019. Ai u largua nga ekipi skocez Greenock Morton FC, pasi u arrestua në shtëpinë e tij më 18 shtator.

Për kontrabandën e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, lojtari përballet me një dënim deri në 14 vjet burg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll